LAJMI I FUNDIT:

Shumica e serbëve thonë se nuk do të luftonin “për ta kthyer Kosovën nën Serbi”

Shumica e serbëve thonë se nuk do të luftonin “për ta kthyer Kosovën nën Serbi”
Kosovo Serbs wave flags while sitting on the road in front of Slovenia's KFOR soldiers in the village of Rudare near Zvecan July 29, 2011. NATO troops in Kosovo returned to their barracks on Friday after ethnic Serbs blocked them from reaching peacekeepers deployed at border posts with Serbia to halt violence provoked by a customs dispute. Hundreds of ethnic Serb civilians blocked two main roads in northern Kosovo leading to Serbia with trucks, trailers, logs and car tyres stalling all traffic to and from the border. REUTERS/Marko Djurica (KOSOVO - Tags: CIVIL UNREST POLITICS MILITARY IMAGES OF THE DAY)

Një pjesë e madhe e qytetarëve të Serbisë mendojnë se nuk do të ishte e justifikuar për të shkuar në një konflikt të armatosur në mënyrë që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë.

Këto të dhëna, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka nxjerrë Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, përmes një ankete.


Goditje tjetër e medieve serbe: Turqia armatos shqiptarët për luftë, Erdogan i jep Thaçit aeroplanë!
Lexo po ashtu Goditje tjetër e medieve serbe: Turqia armatos shqiptarët për luftë, Erdogan i jep Thaçit aeroplanë!

Sipas anketës, rreth 73 për qind i janë përgjigjur me “Jo”, 10 për qind me “Po, si dhe rreth 17 për qind me “Nuk e di”.

Studimi, gjithashtu tregon se shumica e votuesve nga partitë e krahut të djathtë, si SRS dhe Dveri nuk do të jenë të gatshëm të marrin armët “për hir të provincës jugore të Serbisë”.

Të anketuarit e moshës 18 deri 29 janë më agresivë, pasi 15 për qind e tyre do të shkonin në luftë për Kosovën, përcjell Telegrafi.

Edhe një margaritar nga mediat serbe: Thaçi po mobilizon ushtrinë, ky është plani i tij për luftë!
Lexo po ashtu Edhe një margaritar nga mediat serbe: Thaçi po mobilizon ushtrinë, ky është plani i tij për luftë!

Në të njëjtën kohë 70.6 për qind e votuesve të SNS (Partia Progresive e Serbisë) kanë thënë se ata janë kundër idesë për të shkuar në luftë për të mbajtur Kosovën brenda Serbisë, ndërsa numri ishte 86.5 për qind kur bëhet fjalë për votuesit e DS (Partia Demokratike), dhe 70.2 për qind nga votuesit SPS-PUPS-JS.

Mediat serbe vazhdojnë t’i “fryjnë zjarrit”: Shqiptarët po përgatisin luftë!
Lexo po ashtu Mediat serbe vazhdojnë t’i “fryjnë zjarrit”: Shqiptarët po përgatisin luftë!

Përqindja më e lartë e përgjigjeve negative erdhi nga mbështetësit e Lëvizjes “Mjaft është Mjaft”.

Sondazhi u krye me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, nga 26 dhjetori deri më 14 janar dhe ka përfshirë 1,403 qytetarë të rritur të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori