LAJMI I FUNDIT:

Shumica e prindërve gabimisht e mbajnë beben: Qe se si merret, lëshohet dhe rrotullohet në mënyrë të drejtë bebja

Shumica e prindërve gabimisht e mbajnë beben: Qe se si merret, lëshohet dhe rrotullohet në mënyrë të drejtë bebja

Femrat që sapo kanë lindur bebe, në maternitet zakonisht këshillohen vetëm si t’ia mbajnë bebes kokën, por jo edhe detajet rreth ngritjes, lëshimit dhe rrotullimit të bebes.

Edhe pse këshillat janë të ndryshme në krahasim me kujdesin e dikurshëm ndaj fëmijëve, e rëndësishme është kur beben e ngremë duke e rrotulluar anash, transmeton Telegrafi.


Këshillat e dikurshme që bebja merret me njërën dorë të vendosur nën kokë, ndërkaq me tjetrën nën prapanicë, tani konsiderohen të padrejta.

Nëse nëna nga dita e parë ngre beben anash duke e rrotulluar do të stimulojë kthimin e saj të shpejtë dhe rritje dhe zhvillim të drejtë.

Mënyra me të cilën veprojmë me beben janë shumë të rëndësishme për formimin e lëvizjeve.

Është me rëndësi që bebja edhe para muajit të tretë sa më shumë kohë të kalojë në stomak në bazë të fortë.

Me rastin e mbajtjes në dorë të bebes ajo nuk do të duhej të mbështetej në komblikun e nënës dhe në atë mënyrë të simulojë uljen e saj, por të kapet pas gjunjëve dhe që kombliku të ngrihet lart, ndërkaq shpina e bebes të jetë e mbështetur për trupin e nënës.

Në këtë mënyrë me duar dhe me trup bëni të ashtuquajturën fole për beben.

Lëshimi i drejtë i bebes sërish në kërdhokulla edhe pse veprojmë kështu nga dita e parë, bebja shpejt do të arrijë të kontrollojë kokën. /Telegrafi/