LAJMI I FUNDIT:

Shumica e lojtarëve të Milanit nuk e tradhtuan Fonsecan – por sot është prova e vërtet

Shumica e lojtarëve të Milanit nuk e tradhtuan Fonsecan – por sot është prova e vërtet

La Gazzetta dello Sport vëren se shumica e lojtarëve të Milanit ‘nuk e tradhtuan’ trajnerin e tyre Paulo Fonseca në ndeshjen e fundit të Serie A kundër Udineses, por sot një provë më e rëndësishme i pret kuqezinjtë, ku presin Club Brugge në Ligën e Kampionëve. 

Fonseca mori disa vendime të prera në fitoren 1-0 të Milanit ndaj Udineses të shtunën, kur vendosi në stol Rafael Leao, Fikayo Tomori dhe Tammy Abraham. 

Dyshja angleze  zemëroi trajnerin portugez para pushimit me kombëtare duke injoruar hierarkinë e goditjeve të penalltisë ndaj Fiorentinës, ndërsa Leao qëndroi në stol si vendim teknik. 


Trajneri portugez shpjegoi të shtunën se skuadra është “më e rëndësishme” se çdo lojtar . 

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Sebastiano Vernazza, vëren se shumica e lojtarëve të Milanit “nuk e tradhtuan” trajnerin e tyre të shtunën, veçanërisht pasi Tijjani Reijnders mori një karton të kuq direkt në pjesën e parë. 

Disa nga emrat më të mëdhenj të Milanit nuk e nisën ndeshjen në “San Siro” të shtunën, por përgjigja nga pjesa tjetër e skuadrës ishte inkurajuese. Edhe Fonseca vlerësoi qëndrimin e lojtarëve në një konferencë për shtyp para ndeshjes të hënën. 

Lojtarët e Milanit dëshmuan se qëndrojnë në anën e trajnerit, por një provë edhe më e madhe pritet për kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre. 

Sot, Milani do të presë Club Brugge në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë tashmë kanë humbur kundër Liverpool dhe Bayer Leverkusen, dhe ndeshja e radhës në Evropë do të jetë kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. 

Vetëkuptohet që ndeshja e kësaj mbrëmje është e domosdoshme për ekipin dhe Fonsecan, ku ai tregoi se Rafael Leao rikthehet në formacionin fillestar. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Griezmann shkruan historinë në La Liga, thyen një rekord të vjetër të Messit

Griezmann shkruan historinë në La Liga, thyen një rekord të vjetër të Messit

La Liga
Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

La Liga
Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Bundesliga
Kalo në kategori