LAJMI I FUNDIT:

“Më shumë shqiptarë se serbë të dënuar për krime lufte”, Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon sqarime nga IKD për publikimin

“Më shumë shqiptarë se serbë të dënuar për krime lufte”, Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon sqarime nga IKD për publikimin
Foto: Ilustrim

Raporti “Amnistia e Krimeve të Luftës në Kosovë”, publikuar së fundmi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon numrin e personave të dënuar dhe aktakuzat e ngritura për krime lufte në Kosovë.

E për këtë raport drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, thotë se një prokuror për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës i ka thirrur në telefon dhe ka kërkuar sqarime lidhur me titullin e raportit dhe detaje të tjera. Ndërkohë nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka pasur një përgjigje rreth kësaj çështje.

Sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi deri më tani për krime lufte në Kosovë janë dënuar, 35 shqiptarë 1 malazez  dhe vetëm 4 serbë.


“Nuk është kërcënim nga ana e Prokurores. Prokurorja më shumë kërkon sqarime se pse ia kemi vënë emrin raportit Amnistia e Krimeve të luftës dhe në anën tjetër kërkon sqarime se pse nuk e kemi dërguar në njëfarë mënyre raportin tek e njëjta në mënyrë që e njëjta pastaj ndoshta me logjikën e saj ta redaktoj dhe le të themi të ndikoj në politikën editoriale të IKD-së. Një qasje e tillë është e pazakontë e pa aplikueshme pasi që ne jemi të pavarur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

Prokuroria Speciale për Krime Lufte ka pranuar pyetjet nga RTV Dukagjini, por nuk është përgjigjur rreth kësaj çështje.

Sipas raportit Prokuroria Speciale e Kosovës nga viti 2016 ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte prej të cilave vetëm një person është dënuar me vendim të prerë.

Nga UNMIKU në periudhën 2000-2008 për krime lufte janë ngritur 19 aktakuza kundër shqiptarëve, 1 ndaj malazezve dhe vetëm 3 ndaj serbëve.

Nga EULEX-i në vitet 2009-2018 për krime lufte në Kosovë janë akuzuar 39 shqiptarë 11 serbë dhe 1 malazez.

Dy dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 1600 persona ende mbeten të zhdukur./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori