Kosova dërmohet nga mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve të përgjithshme. Jo vetëm financiarisht, por edhe në aspektin e zhvillimeve politike e ekonomike.
Çdo zgjidhje po shihet rreth zgjedhjeve. Kosova nuk e ka komoditetin e Italisë, të Danimarkës apo të Belgjikës të mbajë zgjedhje vend e pavend. Prandaj, i duhet qetësia e brendshme politike.
Brenda tre vjetëve u mbajtën tri palë zgjedhje nacionale, me shumë drama përbrenda tyre. Pastaj ishin edhe zgjedhjet e rregullta lokale.
Shumë probleme të krijuara nga dëshira për ta mbajtur pushtetin e për të ardhur në pushtet. Miliona euro shpenzime shkaku i partive politike e liderëve të tyre, mjete këto që do të mund të shkonin në arsim, në shëndetësi, në zhvillim teknologjik, në art e në sport.
Kosova u godit edhe nga pandemia e koronavirusit e nga (keq)menaxhimi i tij, me shumë jetë të humbura e dërrmimin ekonomik që nuk po i shihet këndellja.
Andaj, është koha që Kosova e qytetarët e saj të mos preokupohen shumë me ngërçet politike të krijuara nga egot e liderëve të partive. Kosova – njerëzit e saj, si dhe ekonomia, arsimi etj. – duhet të marrin frymë lirshëm nga politika.
Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje, me në krye Albin Kurtin, duhet ta dëshmojë veten. Edhe Lumir Abdixhiku e Lidhja Demokratike e Kosovës. Edhe Memli Krasniqi e Partia Demokratike e Kosovës. Për forcim të partive të tyre. Ashtu siç Kosova ka nevojë për qetësi të brendshme – që Kurti ta tregojë veten në udhëheqje të shtetit – edhe Abdixhiku e Krasniqi duhet ta dëshmojnë veten me reforma e lidership brenda subjekteve të tyre.
Sepse, Kosovës i duhet qetësia e brendshme. Kosova ka nevojë për punë, për zhvillim e drejtësi, e jo për kriza të reja politike.
Edhe ekonomia e ndërmarrësit në Kosovë duan më shumë qetësi, ide e strategji që do të ndikojnë në veprimtaritë e tyre.
E, të gjithë ne duam imazh më të mirë të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Sepse, Kosova do që ende të dalë në pah Toni i fortë i xhudos, e i të tjerëve si ai – në art e në kulturë, në shkencë e në arsim, në çdo sferë tjetër të jetës. Për filmat që shkëlqejnë në Sundance e që garojnë edhe për Oscar. Për më shumë vepra si “Zgjoi”. Për Akilin e për medaljet tjera olimpike si të Majlindës, Distrisë, Norës … Kosova sot më së paku ka nevojë për kampionë të politikës.
Andaj, jepni shpresë tek të rinjtë që duan të ikin, e mos ua humbni shpresën ndërmarrësve që kanë ide dhe vizion.
Pas shumë krizave, më shumë se gjithçka tjetër Kosova ka nevojë për stabilitet politik.
Po, zgjedhje do të ketë, përsëri, por të paktën bëhuni gati për to e na bëni gati edhe ne, e jo që gjithçka të shkojë sipas tekave të juve – liderë të të gjitha partive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame