LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 20 të arrestuar në protestat e djeshme në Selanik

Më shumë se 20 të arrestuar në protestat e djeshme në Selanik

Dhjetëra të arrestuar dhe disa të lënduar është bilanci i incidenteve të djeshme në Selanik, pas protestës kundër marrëveshjes së Prespës.

Incidentet sipas medieve greke kanë qenë të nxitura nga radikalë të djathtë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe “shock” bomba për ta shpërndarë grupin e personave të maskuar të cilët kanë hedhur koktej molotovi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Protestat janë zhvilluar në afërsi të panairit ndërkombëtar ku kryeministrit Tsipras dërgoi porosi se përmes marrëveshjes së Prespës, Selaniku do të shndërrohet në kryeqendër të Ballkanit.

Incidente të vogla në protestën në Selanik kundër marrëveshjes së Prespës
Lexo po ashtu Incidente të vogla në protestën në Selanik kundër marrëveshjes së Prespës

“Prototip i pozitës greke për qasje në bashkëpunim dhe komunikim me të gjithë fqinjët është marrëveshja e Prespës, marrëveshje e cila i hap grekët drejtë botës , ndërsa Selanikut i jep mundësi që përsëri të bëhet kryeqendër e Ballkanit” deklaroi Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë.

Në ndërkohë mediet greke vazhdojnë të publikojnë dokumente nga Wikileaks lidhur me negociatat për emrin.

Dokumenti i fundit është raporti i vitit 2008, në të cilin ish-ambasadori amerikan Philip Reeker, thotë se Kryetari i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov është pro kompromisit për çështjen e emrit.

Vijë e kuqe për Gligorovin ka qenë gjuha dhe identiteti të mbeten maqedonase, respektivisht maqedonas.

Javën e kaluar Wikileaks publikoi edhe dokumentet e ish-ambasadores në vend Julia Milovanovic, ku qëndron se emri Republika e Maqedonisë Veriore ka qenë në tryezë edhe në vitin 2008./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori