LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore në RMV

Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore në RMV

Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit lidhur me rindërtimin e konviktit shtetëror studentor “Steve Naumov”, tha:

“Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera, ku kemi kampuse dhe qendra universitare. Për dy shtëpitë studentore në Shkup, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Steve Naumov” do të investohen 18 milionë euro.

Kryeministri informoi se rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore në vend do të vijojë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Është në proces rikonstruksioni i konvikteve shtetërore studentore “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Steve Naumov”, i cili pritet të përfundojë në periudhën e ardhshme.


“Ato dy konvikte do të rikonstruktohen dhe aty ka filluar rikonstruksioni. Presim që të përfundojë në periudhën e ardhshme. Mendoj se instalimet elektrike aktualisht janë duke u kryer, por e njëjta do të projektohet edhe në qendrat e tjera universitare në vend. Pra, ky është një nga ato premtime që kemi bërë për studentët dhe rininë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori