Numri i madh i sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve që janë raportuar këtë vit është shqetësues.
Mosndëshkimi i kryerësve së këtyre sulmeve dhe kërcënimeve ka rritur pasigurinë e gazetarëve për të shkruar për fenomene negative që ndodhin në Kosovë.
Kështu është thënë në shënimin e 2 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkueshmërisë për krimet ndaj gazetarëve.
Vetëm deri në tetor të këtij viti janë 23 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve që janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Desir, përmes një videomesazhi, tha se gazetarët çdo ditë sulmohen dhe kërcënohen dhe 90 për qind e kryerësve dhe organizatorëve nuk sillen para drejtësisë.
“Gazetarët gjithmonë janë më të dukshëm dhe marrin përsipër rreziqe që të na sjellin informata që na duhen për të kuptuar botën. Ata janë veshët dhe sytë tanë për botën dhe na shërbejnë që ta kuptojmë shoqërinë, t’i mbajmë në kontroll ata që janë në pushtet, qoftë atë politik apo ekonomik. Kjo është edhe arsyeja pse gazetarët janë aq shpesh nën kërcënim. Dhe ky kërcënim është kërcënim për lirinë tonë të informacionit dhe për demokracinë tonë”, tha Desir.
Prokurori Besim Kelmendi, i cili është edhe koordinator nacional për rastet e gazetarëve, e quajti shqetësues numrin e madh të kërcënimeve dhe sulmeve të raportuara gjatë këtij viti në Polici.
Kelmendi nuk ishte i kënaqur me rezultatet e institucioneve përgjegjëse të drejtësisë për shkak të mos sjelljes para drejtësisë të autorëve të sulmeve dhe kërcënimeve, si dhe mosndëshkimin e tyre.
“Janë disa raste ku vërtetë ne mund të kemi përparim shumë më të madh në hetime. Nëse shihet një ngjarje ku janë incizimet, ku janë dëshmitarët, atëherë nuk e kuptoj as Policinë, as Prokurorinë që nuk dalin me suksese në raste të tilla. Ka mundësi që njerëzit që vijnë dhe kërcënojnë gazetarët janë edhe shtetas të huaj. Ne kemi raste të caktuara në Kosovë kur kryejnë raste kriminale edhe me porosi….Ne vetëm këtë vit kemi disa të dhëna që janë vërtetë shqetësuese, unë kam marrë të dhëna nga policia që vetëm deri më 16 gusht të këtij viti janë 21 raste të paraqitura në Polici që Policia i ka trajtuar. Mirëpo për fat të keq, jo me fajin e policinë apo prokurorisë apo për shkak të rrethanave për të gjetur prova, pjesa më e madhe e këtyre rasteve nuk është përcjell në prokurori”, theksoi Kelmendi.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, tha se mbetet brengosëse gjendja e sigurisë së gazetarëve.
“Megjithatë, ne nuk jemi duke shënuar një progres drejt asaj që gazetarët të ndihen të lirë të raportojnë për atë të cilën kanë fakte. Në vendin tonë aktualisht është krijuar një situatë kur po them gazetarët shpesh herë mendojnë a të publikojnë një informacion apo jo, në rast se ai prodhon ndonjë rrezik personal së pari për gazetarin, pastaj kolegët dhe familjen”, u shpreh Hysenaj.
Sipas Hysenajt, gazetarët po presin me vite për t’iu zgjidhur një rast i sulmit apo kërcënimit.
Ndërsa, drejtori i Zyrës për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, theksoi se sipas informacioneve që ka deri në tetor të këtij viti janë 23 raste të sulmeve dhe kërcënimeve të evidentuara në Polici.
“U tha nga prokurori Kelmendi që deri në gusht rreth 21 raste janë raportuar në Kosovë, por deri në tetor nëse kam informacionet e sakta, ku numër ka shkuar deri rreth 23 raste që janë evidentuar në Polici. Dhe me të vërtetë është shqetësuese kjo shifër, krahasuar me vitin e kaluar që kanë qenë të evidentuara 17 raste”, theksoi Kelani.
Gazetari Vehbi Kajtazi sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve i ka ndërlidhur me politikën dhe politikanët.
“Mediat në Kosovë sigurisht që janë duke bërë punë të mirë, dhe përderisa janë duke bërë një punë të mirë ndodhin edhe sulme, kërcënime dhe presioni nga grupe të interesit të cilat, të paktën në rastet tona, janë të lidhura direkt me partitë politike, me qeverinë, me pushtetin. Për këto vite sa jam gazetar, fatkeqësisht gjendja apo siguria e gazetarëve nuk ka shkuar duke u përmirësuar, përkundrazi duke u keqësuar”, tha Kajtazi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025