LAJMI I FUNDIT:

Shumë pak të falimentuar në Kumanovë kanë përfituar nga ligji i ri për kompenzimin e të falimentuarve

Shumë pak të falimentuar në Kumanovë kanë përfituar nga ligji i ri për kompenzimin e të falimentuarve

Ligji i ri për punëtorët e falimentuar ka pësuar fiasko në qytetin e Kumanovës, ku numri i të falimentuarve është më i lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit SDK, nga 1.600 të paraqitur në Agjencinë për punësim, vetëm 54 kanë përfituar vendimin për kompenzim, nga të cilët vetëm gjashtë janë anëtarë të shoqatës UNIT.

Me ligjin e ri për kompentimin e punëtorëve të falimentuar, parashihen që rreth 1.000 punëtorë në Kumanovë të dalin përfitues, por kjo nuk ndodhi.


Në nivel shtetëror, 2.690 punëtorë të falimentuar kanë përfituar kompenzimin./Telegrafi/

*Foto Ilustrim