LAJMI I FUNDIT:

Shumë njerëz festojnë shtatzënitë e shoqeve – pa asnjë mënyrë për ta shprehur dëshirën e vet për fëmijët

Shumë njerëz festojnë shtatzënitë e shoqeve – pa asnjë mënyrë për ta shprehur dëshirën e vet për fëmijët
Ilustrimi nga: Eva Bee

Nga: Rhiannon Lucy Cosslett / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

U përpoqa të interesohem për ethet për foshnje, por gjithçka që më doli ishin informacionet rreth gjërave kryesore për foshnjën dhe se si të matet temperatura e tyre. Më shfaqej më shumë një term amerikan, si ethet për bebet. Në anglishten britanike ne kemi më shumë gjasa të themi squku, që vjen nga pulat, por ka diçka dashamirëse dhe të këndshme te kjo fjalë. Një shoqe më pyeti një herë nëse po kërkoja për “ndjesinë e dëshirës për të mbetur shtatzënë?” Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë, por përsëri, ishte shumë gjë e mirë për atë që ndjeja, gjë që ndonjëherë vjen errët dhe me dëshpërim, me xhelozi dhe me ligësi.


Në librin tim të kujtimeve, Viti i maces – i cili botohet këtë muaj – përpiqem të njoftoj për atë ndjesinë e dëshirës, sepse më duket se letërsia ende nuk e ka eksploruar plotësisht atë, ndoshta sepse mund të ndihet si e thellë, thelbësore dhe përtej fjalëve. Në fund, jam e detyruar t’i drejtohem Uellsit për ta përshkruar atë. Unë e përdor fjalën hiraeth, që do të thotë të kesh mall për një vend ose një person ose për një kohë që ndihet si në vatër të shtëpisë, por që mund të mos ketë ekzistuar kurrë – përveçse në imagjinatën tënde.

Ky është përshkrimi më i afërt që kam mundur ta arrij dhe mendoj se përshtatet për të shpjeguar atë ndjesinë e pranimit të cilën njerëzit e përshkruajnë kur e takojnë fëmijën e vet për herë të parë, një “oh, je ti”. Në këngën For You të Laura Marlingut, në një nga këngët e pakta që mund ta kujtoj se i shpreh këto emocione me fjalë, ajo këndon: “Të kam thirrur / pothuajse çdo natë” dhe “kur hyre në jetën time / duhet njëri ta njohë tjetrin / dhe të pashë atje / siç të kisha parë gjithë jetën”. Ajo këngë tani është në listën e interpretimit për beben dhe sa herë e dëgjoj mendoj për dëshirën e madhe.

Sigurisht që kam qenë me fat, sepse dëshira ime u realizua. Ndoshta kjo është arsyeja pse unë jam në gjendje të shkruaj tash për këtë, megjithëse teksa shkruaja librin tim unë nuk isha shtatzënë, kështu që gjithmonë ekzistonte rreziku që të botohej dhe të më pyesnin për këto emocione të vështira pa i zgjidhur vetë unë ato. Pavarësisht se çfarë ndodhi në historinë time, doja ta shkruaja për të gjitha gratë – dhe për burrat, sepse edhe burrat mund ta ndjejnë dëshirën e fortë për fëmijë – të cilat rrinë ulur me këto ndjenja shpesh të pathëna, duke ngre dolli me gotat e shampanjës me miqtë të cilëve ua shprehin lajmin e mirë, por që qajnë rrugës për në shtëpi dhe më pas ndihen fajtore, sepse ajo nyje e ndjenjës është parësore dhe e ndërlikuar dhe ndonjëherë e shëmtuar. Mund të jetë e vështirë t’u thuash njerëzve që i do se ti e dëshiron atë që ata kanë. Ndonjëherë është më e lehtë të largohesh nga grupi i WhatsApp-it ose të shmangësh gostinë e dhuratave për foshnjën e palindur.

Kur bëra disa kërkime në lidhje me dëshirën e madhe – për të cilën, si me shumë gjëra që kanë të bëjnë me riprodhimin e gruas, sigurisht që është shkruar pak – shumica e dokumenteve dhe studimeve sugjeruan se ndjenja e brendshme fizike dhe emocionale e dëshirës për të pasur fëmijë është kryesisht sjellje e kundërt me atë hormonale. Një studim i vitit 2011 i Universitetit Shtetëror të Kansasit përmendi tre faktorë: të kesh ndërveprime pozitive me foshnjat, të tillat si loja dhe përkëdhelja; shkalla e ekspozimit negativ ndaj foshnjave, gjë që zbeh dëshirën; dhe se si i sheh dikush “kompensimet” e të qenit prind. “Ato me ethe foshnjash shohin vetëm ndikimet pozitive në jetën e vet”, tha një ekspert i fertilitetit në një artikull për ethen e foshnjave.

Larg qoftë për mua të debatoj me ekspertët, por e di se çfarë ndjeva. Isha shumë e vetëdijshme për ndikimin negativ që mund të kishte në jetën time lindja e një fëmije dhe isha për një kohë të gjatë në një lloj paralize. Por, kjo nuk e ndryshoi dëshirën e brendshme që ndjeja, ose atë që shumë të tjerë e përshkruajnë. Në mënyrë anekdotike, shoqet kanë thënë se malli i tyre zbehet dhe rrjedh me ciklet që kanë. Gratë e moshuara që e ndjejnë atë para menopauzës kanë thënë gjithashtu se ajo zbehet me kalimin e kohës (megjithëse të tjerave u është dashur të mësojnë të jetojnë me të gjatë gjithë jetës së tyre). Disa gra, dhe përsëri disa burra, nuk e kanë ndier kurrë atë dhe gjithmonë kam pyetur veten nëse ka arsye evolucionare për këtë, sepse të kesh çdo anëtar të gjakut të zënë me kujdesin e fëmijëve vështirë se do të ndihmojë kur përpiqesh të largosh grabitqarët. A janë gratë që unë i njoh dhe që nuk kanë dashur kurrë fëmijë, thjesht të imunizuara ndaj presionit social? Apo është diçka e trashëguar? Ndoshta të gjithë jemi përshtatur për t’i fajësuar hormonet tona. Cilado qoftë arsyeja, ato janë lodhur duke thënë se ndjenjat e tyre do të ndryshojnë.

E vetmja gjë që di është se, derisa flasim sinqerisht për dëshirën e madhe, të paktën brenda familjeve dhe grupeve tona të miqësisë, ajo do të vazhdojë të shfaqet në mënyrat që mund të jenë të pakëndshme. Kur një shoqe tha se për këtë arsye motra e saj kishte shkatërruar çdo rast të vetëm familjar, unë mund të shihja të dy anët. Tabelat e sinjaleve dhe grupet mbështetëse të fertilitetit mund të ofrojnë njëfarë ngushëllimi për ato që po përjetojnë këtë dëshirë, por për shumë çifte pa fëmijë mbetet një gjë e vështirë për t’u folur. Kjo është një nga gjërat e pakta në jetë për të cilën ekonomia jonë kapitaliste nuk mund të japë një zgjidhje të sigurt. Mund të përpiqeni ta hapni rrugën për të dalë nga problemi, por nuk ka garanci. Tekat e trupit të gruas mbeten misterioze dhe të pakontrollueshme. Kjo është arsyeja pse malli është ende kaq i stigmatizuar. Të duash atë që ndoshta nuk mund ta kesh, dëshpërimin për atë ndjenjë, kjo është diçka që shumë do të preferonin të mos e dinin. Kjo është arsyeja pse u ndjeva e detyruar të shkruaj për këtë.

Çfarë funksionon?

Mbajtësja e fëmijës po vjen në shprehje, pasi është i dëshpëruar të jetë në lëvizje, por nuk po zvarritet (në familjen time priremi ta mbajmë ulur). Kur ai është në mbajtëse, bën një lëvizje të këndshme si të valleve irlandeze. A do ta lodhë stërvitja aq sa duhet për ta mbajtur në gjumë gjatë gjithë natës? Ne vetëm mund të shpresojmë.

Çfarë nuk shkon?

Luhaja e tij – e kushtueshme, por shpëtimtare e vërtetë dhe ju mund t’i merrni ato të dorës së dytë – megjithatë është në fund të dobisë që ka. Si do ta përballojmë kalimin nga ajo mënyrë më e pasigurt, që foshnja të fle, meqë atij i pëlqen të lëkundet me muzikë, së fundmi me Anarchy in the UK [këngë e grupit Sex Pistols]. Më duket se nuk mund të gjej një roker të mirë për fëmijë që do t’ia japë atij të njëjtin emocion, duke qenë gjithashtu i përshtatshëm për një fëmijë të përmasave që ka. /Telegrafi/