LAJMI I FUNDIT:

Shumë mjekë specialistë mbeten në kërkim të një vendi pune

Shumë mjekë specialistë mbeten në kërkim të një vendi pune

Në Kosovë vazhdon të ketë një numër të konsiderueshëm të mjekëve specialistë të papunë. Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, kanë kërkuar që për vitin 2019, në Qendrën Klinike dhe njësitë e saj të lejohet punësimi i rreth 300 profesionistëve shëndetësorë, prej të cilëve shumica specialistë.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas miratimit të buxhetit, do të hapen edhe konkurset.


Ndryshe, në sektorin publik shëndetësor janë më shumë se 13.500 të punësuar, prej tyre 5.561 janë mjekë dhe 7.392 infermierë.

Ndërkaq, janë rreth 200 mjekë specialistë, të cilët kanë mbetur jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Mirjeta Berisha, mjeke specialiste e stomatologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se që dy vjet e gjysmë mbajnë takime të njëpasnjëshme me zyrtarë qeveritarë për punësimin e tyre, porse punësimi ende nuk ka ndodhur.

“Ka specialistë që nuk punojnë as në institucione private, e as publike. Është turp pasi gjithë këto vite shkollim dhe të mos inkuadrohesh, është shumë e rëndë. Janë dhënë shumë premtime, që do të sistemohen gjithë specialistët e papunë. Këto premtime i kemi marrë në vitin 2017, ku kanë thënë se në vitin 2018 asnjë specialist nuk do të jetë i papunë. Por, ja që është viti 2019 dhe nuk ka asgjë konkrete. Andej, ne kemi vendosur që të mbajmë edhe protesta, dhe kemi mbajtur tri protesta. Janë 170 specialistë stomatologë të papunë. Pjesa tjetër janë specialistë në lëmi tjera, por ata janë sistemuar më shumë se 90 për qind”, thotë Berisha.

Albatrit Matoshi, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i mjekëve specialistë të papunë, janë nga fusha e stomatologjisë. Për këtë kategori ata tashmë janë duke e shqyrtuar mundësinë e rregullimit me ligj të punësimit të tyre, jo vetëm në qendrën terciare, por edhe në atë primare e sekondare.

“Ministria e Shëndetësisë është duke planifikuar tashmë rregullimin e sistemit primar, sekondar dhe terciar në Stomatologji. Aktualisht, po punohet për krijimin e poliklinikave stomatologjike. Për funksionalizimin e këtyre poliklinikave, po punohet vazhdimisht, kohëzgjatjen e të cilave e diktojnë edhe procedurat ligjore që duhet të ndiqen”, deklaron Matoshi.

Ai shton se me miratimin e buxhetit, do të zhvillohen edhe procedurat për rekrutimin e profesionistëve sipas nevojave që i kanë institucionet. Ministria e Shëndetësisë, sipas tij, është e angazhuar që gjatë vitit të ardhshëm, të mos ketë specialistë të papunë.

“Aktualisht, janë dhjetëra specialistë që presin të rekrutohen në sistemin publik shëndetësor dhe të cilët pritet të angazhohen të gjithë gjatë vitit 2019. Këto të dhëna janë dinamike dhe ndryshojnë në vazhdimësi për shkak të pensionimit të një numri profesionistësh dhe angazhimit të tjerëve për t’i zëvendësuar ata, por edhe punësimet e reja, kështu që numri mund të jetë më i madh”, thekson Matoshi.

Ndryshe, mjeku specialist pagën bazë e ka 659 euro, derisa me ligjin e ri pritet që pagat të rriten në 1195 euro.

Por, tashmë ikja e mjekëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian është bërë dukuri shqetësuese. E, ndonëse po konsiderohet shqetësues ky fakt, profesionistë shëndetësorë po thonë se në anën tjetër, nuk ka një strategji për mbajtjen e tyre në vend.

Ndërsa, sipas statistikave më të reja, thuhet se janë më shumë se 500 mjekë specialistë që tashmë ndër vite kanë ikur nga Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori