LAJMI I FUNDIT:

Më shumë maqedonas, e më pak shqiptarë janë shpërngulur në Shkup

Më shumë maqedonas, e më pak shqiptarë janë shpërngulur në Shkup

Vitin e kaluar, gjithsej 2575 qytetarë të Maqedonisë, nga qytetet tjera dhe komunat, e kanë ndryshuar adresën e tyre në letërnjoftime dhe janë bërë shkupjanë.

Të dhënat vijnë nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS), sipas të dhënave të marra nga njësitë rajonale të MPB-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga komunat e Shkupit, më shumë shpërngulje nga nga komuna Aerodrom (630), pastaj Karposh (360), Kisella Vodë e Qendër.


Nga komunat tjera, më shumë të ardhur ka në Gostivar (586), pastaj Kumanovë (416), Ohër (391), Strugë (354) e Manastir (330).

Në Shkup, më shumë qytetarë kanë ardhur nga Manastiri (94), Ohri (86), Prilepi (83), Tetova (81), Velesi (74), Gostivari (72), Kumanova (67), Kërçova (62), etj.

Nga të ardhurit në Shkup, 818 kanë thënë se janë shpërngulur për shkak të martesës, 663 për arsye familjare, 661 pë arsye të përgjithshme, 340 për punësim, dhe vetëm 24 për shkollim.

1020 janë me arsim të lartë, 250 me magjistraturë. Sipas përkatësisë etnike, 2031 janë maqedonas dhe 291 shqiptarë, kurse sipas gjinisë, 1552 janë femra dhe 984 janë meshkuj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori