Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Thaçi, konsultimet, fillimisht i ka nisur me përfaqësuesit e partive të vogla nga radhët e komuniteteve.
Ai deri më tash ka takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ata të subjektit VAKAT nga Grupi Parlamentar 6 plus dhe partitë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, por nuk ka njoftime se kur mund të ketë takime me përfaqësuesit e tjetër të partive politike shqiptare.
Analistët politikë konsiderojnë se zhvillimet politike në Kosovë janë duke shkuar drejt një përkeqësimi të gjendjes politike dhe jo drejt një zgjidhjeje.
Milazim Krasniqi, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike shihet se nuk e kanë preokupim as zbatimin e Kushtetutës e as të ligjshmërisë, por një rivalitet politik, i cili siç thotë ai, mund ta bëjë gjendjen edhe më të keqe nga sa është.
“Mendoj se zgjidhja e vetme është te Kushtetuta, pra duhet të zbatohen procedurat kushtetuese që parashihen për këtë rast, që do të thotë presidenti duhet t’i ftojë partitë politike dhe të provojë të formojë një qeveri të re dhe nëse ajo nuk realizohet atëherë me një marrëveshje të partive, të shpërbehet parlamenti dhe të shpallen zgjedhjet. Përndryshe kjo se si ka filluar fushata, definitivisht vetëm sa po e ashpërson diskursin politik”, thotë Krasniqi.
Sipas tij, një vendim drejt një procesi të ri zgjedhor, do të ishte zgjidhja më e mirë.
“Personalisht, mendoj se jemi më afër procesit të zgjedhjeve, sepse të gjitha paritë politike janë deklaruar që janë për mbajtjen e zgjedhjeve ashtu që nëse janë të sinqerta në qëndrimet e tyre, unë besoj se do të ketë zgjedhje”, shton Krasniqi.
Kurse, analisti tjetër, Ismail Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se janë disa faktorë që tashmë do të shkojnë drejt një bllokimi institucional.
E para, sipas tij, është kërkesa e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për Gjykatën Kushtetuese për të dhënë një vlerësim për dorëheqjen e tij, dhe e dyta thotë Hasani, është mungesa e qëndrimit unifikuar për një takim të përbashkët me të gjitha partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Ka mungesë të elementit të unifikuar të presidentit që t’i thërrasë të gjitha partitë politike, jo të improvizojë takime me parti të vogla, të cilat nuk duhet nënçmuar, sepse edhe ato janë entitete politike të etniteteve në Kosovë, por megjithatë presidenti në mënyrë urgjente duhet të takojë parti relevante prej të cilave është e determinuar edhe jeta institucionale në Kosovë”, vlerëson Hasani.
Analisti Hasani konsideron se disa udhëheqës të institucioneve dhe liderë të partive politike, pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, qëllimisht janë duke u munduar që të shtyjnë caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
“Mendoj se presidenti dhe në mënyrë të fshehur edhe ish-kryeministri po pretendojnë që ta zvarrisin problemin e caktimit të datës së zgjedhjeve. Po ajo që subjektet politike duhet të bëjnë, është që urgjentisht t’i bëjnë ftesë Kryesisë së Kuvendit të thërrasë Kuvendin që ta shpërbëjë legjislaturën aktuale dhe t’i jepet rrugë zgjedhjeve dhe zgjidhjeve”, thekson Hasani.
Njohësit e çështjeve ligjore, thonë se për shpërbërjen e Kuvendit nevojitet shumica e kualifikuar apo më shumë se dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.
Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës janë në pritje të ftesës nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për konsultime lidhur me hapat e mëtutjeshëm.
Partitë politike janë duke pritur që pas këtyre konsultimeve të përcaktohet data e zgjedhjeve të parakohshme, ndonëse presidenti i vendit, mund ta shqyrtojë mundësinë e gjetjes së një mandatari të ri për kryeministër të Qeverisë, pa shkuar në zgjedhje të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe