Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shumë gjëra mund të ndryshojnë në ditët në vijim.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga ai pas një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.


"Fola me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, dhe do ta vazhdojmë bisedën tonë në ditët në vijim. Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë", citohet të ketë thënë Zelensky.

Sipas tij, "ne po koordinohemi ngushtë dhe në përpjekjet tona - dhe në përpjekjet e të gjithë partnerëve tanë - janë masat tona të përbashkëta dhe qëndrimet e përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive".

Dhe presidenti ukrainas ka falënderuar Rutte për mbështetjen e tij.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po presin një takim midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane mbi planin e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, Zelensky ka pasur një bisedë edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

"Fola me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ne mbajmë koordinim të plotë me Komisionin Evropian dhe jam mirënjohës për mbështetjen", vuri në dukje kreu i shtetit ukrainas.

Presidenti ukrainas theksoi: "Diskutuam situatën diplomatike dhe është gjithashtu e rëndësishme që Ursula po i kushton vëmendje të madhe nevojës për të forcuar rezistencën tonë ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në infrastrukturën dhe sektorin tonë të energjisë. Unë e vlerësoj gatishmërinë e saj për të mbështetur Ukrainën!". /Telegrafi/