LAJMI I FUNDIT:

Më shumë fëmijë të vrarë në Gaza gjatë tri javëve të fundit sesa në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019

Më shumë fëmijë të vrarë në Gaza gjatë tri javëve të fundit sesa në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019

Më shumë fëmijë janë vrarë në tri javët e fundit në Gaza sesa në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019, tha një organizatë bamirëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 3,195 nën 18 vjeç kanë vdekur në enklavën palestineze deri më tani, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.


Dhe “Save the Children” thotë se kjo përbën më shumë se 40% të 7,703 njerëzve të vrarë në Gaza dhe, me 1,000 fëmijë të tjerë të raportuar të zhdukur, numri i të vdekurve ka të ngjarë shumë më i lartë.

“Numri i fëmijëve të raportuar të vrarë në vetëm tre javë në Gaza është më shumë se numri i vrarë në konfliktet e armatosura globalisht – në më shumë se 20 vende – gjatë një viti të tërë, për tre vitet e fundit”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, përveç kësaj, fëmijët po përballen me një situatë “katastrofike” në Gaza, ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur, sipas agjencisë së OKB-së për ndihmë për fëmijë, Unicef.

Sulmet izraelite shkatërruan 47 xhami, dëmtuan 7 kisha - thotë Qeveria e Gazës
Lexo po ashtu Sulmet izraelite shkatërruan 47 xhami, dëmtuan 7 kisha - thotë Qeveria e Gazës

Toby Fricker, një zëdhënës i organit, i tha BBC News se mungesat që ekzistonin në Gaza edhe para konfliktit aktual ishin “rritur në një nivel tjetër”, përcjell Telegrafi.

I pyetur për furnizimet me ndihma që tani kanë mundur të hyjnë në Gaza, Fricker tha: “Ka pasur furnizime, por janë jashtëzakonisht minimale”.

“Kur shihni nevojat e jashtëzakonshme në terren që kemi, duhet të ketë shumë, shumë, shumë më tepër”.

Fricker bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe rritje të ndihmave në Gaza “të qëndrueshme”.

“Ajo që ne po shohim tani në baza të përditshme është se fëmijët po vriten, fëmijët po plagosen, po gjymtohen”, tha ai.

“Dhe kjo është gjëja numër një – të mbroni jetën e fëmijëve dhe t’i mbani fëmijët gjallë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori