E para u shpall kampione, ndërsa e dyta nënkampione, derisa kryeqytetasit janë në lojë ta fitojnë edhe trofeun e Kupës së Kosovës.
Mundi dhe sakrifica gati njëvjeçare gjithsesi se do t’u shpërblehet këtyre dy klubeve dhe atë në forma të ndryshme.
Fillimisht, më e rëndësishmja është se ato do të luajnë në Evropë, e cila është arsyeja kryesore pse lufton një klub të jetë i suksesshëm në kampionatin nacional.
Me këtë rast gjilanasit si kampionë do të luajnë në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të tyre e prishtinasit do të marrin pjesë në Europa League për herë të dytë radhazi qoftë si fitues të Kupës apo edhe si nënkampionë, duke e pasur parasysh se finalisti tjetër i Kupës, Vëllaznimi, nuk e ka marrë licencën për të luajtur në Evropë.
Evropa ua mbush kasat
Pjesëmarrja në Evropë do t’i pasurojë edhe arkat e Dritës dhe Prishtinës.
Nëse bazohemi në shpërblimet që janë ndarë në sezonin paraprak dhe nëse nuk do të ketë ndryshime eventuale gjatë verës gjilanasit do t’i përfitojnë afro gjysmë milioni nga UEFA.
Në fakt, ata do t’i marrin 260 mijë euro për shpalljen kampionë dhe 220 mijë të tjera për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse do të luajnë nga faza preliminare, Bardhekaltrit pritet t’i marrin 220 mijë, të cilat i kanë të sigurta ekipet e fazës së parë eliminatore.
Këtë e ka konfirmuar javë më parë për “Zërin” edhe menaxheri për licencim të klubeve në FFK, Bajram Shala.
“Te pjesa financiare nuk ka ndryshim. 480 mijë do t’i marrë kampioni, që luan në Champions dhe 215 mijë ekipi që luan në Europa League. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën e kualifikimit, respektivisht me aspektin sportiv, por jo me atë të pjesës financiare. Është plotësisht e njëjtë”, ka thënë ai.
Mirëpo kjo nuk është e tëra. Krahas 480 mijë eurove që pritet t’i marrë nga UEFA, Drita do të shpërblehet edhe në rrafshin vendor.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta shpërblejë klubin gjilanas me 30 mijë euro që është shpallur kampion, ndërsa ky klub nga të drejtat televizive do t’i marrë edhe 20 mijë euro, një shpërblim ky linear për të gjitha klubet e Superligës.
Në total kjo i bie që Drita do t’i përfitojë 530 mijë euro, pra rreth gjysmë milioni.
Sa i përket Prishtinës, për pjesëmarrje në Europa League ky ekip do t’i marrë 215 mijë euro nga UEFA, ndërsa 20 mijë të tjera do t’i takojnë për shpalljen nënkampion, pra që e mbylli sezonin e dyta.
Këtyre mund t’ua shtojmë edhe 20 mijë të tjera nga të drejtat televizive, që në total i bie t’i fitojë 235 mijë euro.
Kryeqytetasit kanë mundësi të fitojnë ende. Nëse triumfojnë në Kupën e Kosovës ata do t’i fitojnë 20 mijë euro nga FFK-ja, ndërsa nëse humbin nga Vëllaznimi si finalist do t’i marrin 10 mijë euro.
Në total prishtinasit mund t’i fitojnë 255 mijë euro, pra rreth një çerek milioni.
Orari i Dritës dhe Prishtinës në Evropë
Siç dihet Drita dhe Prishtina do t’i nisin garat evropiane nga faza preliminare.
Dhe UEFA i ka zbuluar datat e të gjitha fazave për sezonin 2018/19.
Me këtë rast, siç njofton shtëpia e futbollit evropian, gjilanasit do ta zhvillojnë gjysmëfinalen e rundit preliminar më 26 qershor, ndërsa finalen e rundit preliminar do ta luajnë pas tri ditësh, respektivisht më 29 qershor.
Në rast se arrin të kualifikohet për më tutje, kampioni i Kosovës do ta zhvillojë fazën e parë eliminatore më 10 ose më 11 qershor, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta luajë më 17 ose më 18 korrik.
Drita do të luajë në një grup preliminar prej katër skuadrash, ku krahas saj do të marrin pjesë nga një skuadër prej tri vendeve të tjera nga San Marino, Gjibraltari e Andorra.
Nga ana tjetër, Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rundit preliminar më 28 qershor, kurse lojën e kthimit do ta zhvillojë më 5 korrik.
Në rast se shkon në fazën e parë eliminatore ndeshjet do t’i zhvillonte më 12 dhe më 19 korrik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri