LAJMI I FUNDIT:

Shtypja e medieve të pavarura ruse – pesë arsyet se pse Kremlini po i ndalon ato

Shtypja e medieve të pavarura ruse – pesë arsyet se pse Kremlini po i ndalon ato

Maksim Glikin, redaktor i Open Media e cila u shpallë “agjent i huaj” nga Kremlini, thotë se aktualisht po qarkullojnë pesë arsye se pse mediet e pavarura ruse po i nënshtrohen ndalimit sistematik nga ana e pushtetit.

Sipas Glikin, Vladimir Putin vazhdimisht është marr me mediet që kur është bërë president, por kurrë më parë sikurse tani nuk ka sulmuar kaq shumë ato dhe gazetarët.


Ai shton se, kjo ngre pyetjen “pse tani?”, ku gazetarët, komentuesit dhe zyrtarët kanë ofruar pesë shpjegime.

Së pari, disa prej tyre këmbëngulin se kjo është përgjigja e regjimit ndaj protestave në përkrahje të liderit opozitar Aleksei Navalny dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata që ofrojnë këtë arsyetim, sugjerojnë se ky është disi faji i opozitës, mirëpo ka një problem me kronologjinë: shumë nga mjetet që regjimi është duke i përdor tani janë krijuar shumë para protestave për Navalnyn.

Së dyti, të tjerët argumentojnë se kjo ka të bëjë me zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në muajin shtator, për të siguruar që Kremlini të kontrollojë reagimet ndaj tyre. Por, deri më tani regjimi i Putinit e ka kontrolluar aq fort procesin saqë kjo duket se nuk është e nevojshme. Në të vërtetë, që ai të fitojë, nuk do të ketë nevojë as të falsifikojë rezultatet.

Së treti, një grup tjetër sugjeron se kjo ka të bëjë me planet e Putinit për një tranzicion. Ai nuk dëshiron që dikush të dalë përpara tij. Ai do ta ketë vështirë të shkatërrojë të gjitha mediet e pavarura për vendosur se çfarë do të bëjë dhe kur, pavarësisht se çfarë thonë ato.

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, Kremlini nis goditjet ndaj rivalëve të Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, Kremlini nis goditjet ndaj rivalëve të Vladimir Putinit

Së katërti, një grup i vogël, i udhëhequr nga themeluesi i Yabloko, Grigory Yavlinsky argumentojnë se veprimi i fundit për shkatërrimin e medieve të pavarura është përgatitje për luftë. Sigurisht që sipas tyre është i mundur që regjimi të nisë një të tillë.

Dhe e pesta, duke pasur parasysh problemet me këto katër teori, disa ofrojnë një alternativë tjetër. Ata sugjerojnë se regjimi ka krijuar një makinë shtypëse dhe se ajo po funksionin. Nuk ka nevojë të drejtohet sepse tani është në gjendje të drejtojë veten dhe aktualisht po e shkon në drejtim të medieve.

Kujtojmë se, policia ruse gjatë ditë së shtunë ka arrestuar të paktën 9 gazetarë që protestuan për lirinë e shtypit para ndërtesës së Lubyanka që është selia qendrore e Shërbimit të Brendshëm të Inteligjencës (FSB).

Protestoi para ndërtesës së Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës ‐ arrestohet gazetari i Russia Today (RT), Ilya Vasunin
Lexo po ashtu Protestoi para ndërtesës së Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës ‐ arrestohet gazetari i Russia Today (RT), Ilya Vasunin

Autoritetet ruse i arsyetojnë këto arrestime se “të njëjtit dyshohet se po grumbullonin njerëz të tjerë rreth tyre”, edhe pse ata ishin të rrethuar vetëm me gazetarë që mbulonin protestën.

Këto arrestime janë vazhdimësi e presionit të gazetarisë së pavarur, të cilët janë duke u etiketuar si “agjentë të huaj”, gjë që është një presion i hapur kundër kundërshtarëve të presidentit Vladimir Putin në prag të zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Përcaktimi i “agjentit të huaj” u bë sipas një ligji të përdorur nga autoritetet ruse për të goditur organizatat joqeveritare dhe individët që marrin fonde nga jashtë dhe konsiderohen të jenë të përfshirë në aktivitete “politike”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori