LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore për terrorizëm (Video)

Shtyhet seanca gjyqësore për terrorizëm (Video)

Kryetarja e trupit gjykues, Nora Bllaca, është detyruar ta shtyjë seancën gjyqësore ndaj Kastriot Halimit, Dardan Kërqelit dhe Hajrullah Aliut, të akuzuar për kryerjen e veprave terroriste, pasi që në këtë seancë kanë munguar prokurori special dhe dëshmitari Florentin Bajrami.

“Mungon prokurori special, i cili ka prezantuar në seancën e kaluar. Me procesverbal në seancë ka qenë i njoftuar në mënyrë të rregullt por nuk prezanton në shqyrtimin e sotëm gjyqësor. Gjykatën nuk e ka lajmëruar për arsyet e mosardhjes, respektivisht mungesën e tij nuk e ka arsyetuar”, konstatoi kryetarja e trupit gjykues.


Bllaca e caktoi seancën e radhës për më 25 korrik. “Më 25 korrik 2016 ora 14:30”, tha gjykatësja Bllaca.

Kastriot Halimi përpos për veprën “lehtësim i terrorizmit” akuzohet edhe për rekrutim për terrorizëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Halimi akuzohet se ka ndihmuar disa persona të shkojnë në Siri e t’i bashkohen organizatave ISIS dhe “Al-Nusra”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Halimi në shkurt të vitit 2015 i ka dhënë një të mituri 50 euro për nxjerrjen e dokumenteve personale, pasaportës, dhe pastaj edhe 250 euro për biletë të aeroplanit nga Prishtina për në Stamboll e pastaj deri në kufi me Sirinë.

I akuzuar për lehtësim në kryerjen e terrorizmit, Dardan Kërqeli e ka pranuar fajësinë.

Ndërsa, Hajrullah Aliu, i cili akuzohet për moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre, ka thënë se ndihet i pafajshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori