LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca e Propozim-buxhetit 2017 më 17 tetor

Shtyhet seanca e Propozim-buxhetit 2017 më 17 tetor

Kryetari i Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanoski, seancën e 125-të në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Propozim-buxhetin për vitin 2017, e ka caktuar për 17 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e dorëzoi në Kuvend Propozim-buxhetin dhe më pas u kthye në shqyrtim pas përfundimit të debatit të amandamenteve në Kuvend.


Debati për Propozim-buxhetin në seancë plenare mund të zgjasë më së shumti pesë ditë. /Telegrafi/