LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gara e triatlonit në Lojërat Olimpike, arsyeja është shumë e çuditshme

Shtyhet gara e triatlonit në Lojërat Olimpike, arsyeja është shumë e çuditshme

Gara e sotme (e martë) e triatlonit në Lojërat Olimpike të Parisit është shtyrë për shkak të ndotjes së lumit Seine.

Edhe pse kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, bëri ‘plazh’ në Seine para fillimit të Lojërave Olimpike për të treguar se lumi është i pastër, shiu i madh i fundit ka ndikuar në nivelin e cilësisë së ujit në këtë lum.

Seine është aq i pistë sa seancat stërvitore të së dielës dhe të hënës, si dhe gara e sotme për meshkuj, u anuluan.


Organizatorët njoftuan se garuesit do të rrezikonin shëndetin e tyre nëse do të notonin në Seine dhe vendosën që më së miri do të ishte që gara të shtyhej për nesër.

Nesër, sipas orarit, femrat duhet të garojnë në orën 08:00, pas së cilës meshkujt do të paraqiten në orën 10:45.

Megjithatë, edhe kjo është e diskutueshme sepse ka pak mundësi që Seine të mos jetë e ndotur nesër, dhe ka mundësi edhe për stuhi, që do të thotë se gara nuk do të jetë e mundur as nesër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori