LAJMI I FUNDIT:

‘Shtrigani’ para gjykatës, për adoleshenten që e ziu në kazan (Foto)

‘Shtrigani’ para gjykatës, për adoleshenten që e ziu në kazan (Foto)

Reinhold K. është akuzuar për sulm, pasi e kishte hedhur një adoleshente për ta zier në kazan, gjatë një ‘festivali shtrigash’ që u zhvillua në Gjermani.

I veshur si shtrigan, 33-vjeçari që ishte bërë pjesë e “Witchcraft Eppingen” gjatë muajit shkurt, ku së bashku me një grup shokësh e kreu këtë lojë, që shkoi tmerrësisht keq, transmeton Telegrafi.

Viktima që është një 18-vjeçare e quajtur Janine, pësoi djegie të mëdha në këmbë dhe mbeti me shenja të përjetshme edhe pse qëndroi për dy muaj në spital.

Reinhold K. me maskat që u përdorën në festival

Megjithëse u ngarkua ne ‘sulm nga pakujdesi’ pretendon se ai nuk ishte personi i maskuar që kreu atë veprim, por po e bëjnë kurban.

Kazani ishte ndezur sipër një karroce, që tërhiqej nga afro 19 ‘shtriganë’ në mesin e të cilëve ishte edhe Reinhold K.

Adoleshentja Janine

Të pranishmit thonë se shokët e Janine, e dhanë atë te dy prej të maskuarve. Njëri hapi kapakun dhe ata e futën në ujin e valë, ku ia përvëluan këmbët.

Ky veprim ishte bërë si pjesë e një festivali të vjetër, ku imitohen skena prej përrallave, sikur shtriganët i ziejnë të gjallë kundërshtarët e tyre.

Kazani ku është kryer sulmi

Prokurorja Patricia Munch, pretendon se Reinhold K. e humbi kontrolli dhe si pjesë e transit, e futi viktimën në kazan.

Si pasojë ajo qëndroi tetë javë nën kujdes intensiv, teksa do të përballet me pasoja për tërë jetën. /Telegrafi/