SHBA ka shtuar epërsinë si vendi i parë në botë në tregti me armë. Gjermania mbetet eksportuesi i katërt në botë i armëve. Sasia më e madhe e armëve shkon në Lindjen e Mesme.
Bota po përballet me luftëra të mëdha, ndërsa tregtia me armë po lulëzon. Asnjë vend tjetër nuk eksporton armë si SHBA. Ndërsa Arabia Saudite është blerësi më i madh i armëve në botë. Këto janë vetëm disa nga të dhënat kryesore të raportit të Institutit Paqësor të Stokholmit për Studime, SIPRI.
Kur krahason të dhënat e periudhës 2015 – 2019 me ato të viteve 2010 – 2014 shihet se: Tregtia botërore me armë është rritur për 5%, ndërsa në krahasim me periudhën 2005-2009 madje për 20%. Por rritja e tregtisë me armë dallon shumë varësisht nga rajonet e ndryshme.
Më së shumti armë janë shitur në rajonin kryesor të krizave botërore – në Lindjen e Mesme, ku tregtia është shtuar për 61%, brenda vetëm pesë vitesh. Eksperti i SIPRI Pieter Wezeman thotë në bisedë me Deutsche Wellen, se “shqetësuese në këtë rajon është mundësia e shpërthimit të një konflikti të ri mes Iranit dhe Arabisë Saudite”.
Shitësi më i madh i armëve në botë është Amerika. Ky vend ka rritur shitjen e armëve për 23 %, ndërsa ndër destinacionet kryesore të armëve amerikane janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë një e treta e armëve të tregtuara në botë janë me origjinë amerikane. SHBA ka edhe industrinë më të zhvilluar të armëve në botë, e shitja e armëve paraqet për Uashingtonin edhe një nga pjesët më të rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë. “Ata eksportojnë armë për të krijuar miqësi dhe për të gjetur aleatë. Në këtë mënyrë sigurojnë edhe bashkëpunimin në fushën ushtarake”, pohojnë ekspertët e SIPRI.
Rusia në rënie, Franca në rritje
Rusia mbetet vendi i dytë i eksportit të armëve në përmasa botërore, por dallimi mes Rusisë dhe SHBA është rritur. Shitja e armëve ruse ka rënë në pesë vitet e fundit për 18%. Eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve është Franca, e cila ka rritur eksportin e armëve për 72%, brenda pesë viteve të fundit.
Kjo rritje sipas ekspertit Max Mutschler nga International Center for Conversion (BICC) bazohet më së shumti tek shitja e avionëve luftarakë. Kontratat më të mëdha janë bërë me Egjiptin, Katarin dhe Indinë. Franca më së shumti ka shitur avionë dhe anije luftarake.
Në vendin e katërt edhe më tej është Gjermania, e cila në këtë mënyrë bën pjesë ndër pesë vendet e para, të cilat eksportojnë më shumë se 3/4 e armëve në botë. Ndërkohë që qeveria gjermane pohon se është duke ndjekur një politikë “restriktive” të eksportit të armëve.
Por në periudhën prej vitit 2015 – 2019 eksporti gjerman është rritur 17 %. Deri në vitin 2018 Arabia Saudite ka qenë ndër klientët më të mëdhenj të Gjermanisë. Por pas vrasjes së gazetarit Kashoggi, Gjermania ka ndalur eksportin e armëve në Riad.
Eksporti gjerman
Eksperti i BICC Mutschler pohon se rritja e eksporteve gjermane bie në sy edhe për faktin se sasi të mëdha të armëve gjermane shkojnë në vendet jashtë NATO-s. “Algjeria për shembull është në vendin e tretë”, thotë Mutschler. Edhe Katari dhe Egjipti janë ndër vendet ku më së shumti eksportohen armët gjermane. “Deri në vitin 2019 Gjermania ka eksportuar gati 50% të armëve në vendet e treta, e në këto vende shpesh zhvillohen luftëra me vendet fqinje. Ndaj të quash politikën gjermane si ‘restriktive’, për mendimin tim, është eufemizëm”, pohon Mutschler.
Në raportin e qeverisë gjermane për vitin 2019 thuhet se në gjysmën e parë të vitit janë eksportuar në Egjipt armë në vlere prej 800 milionë Euro. Janë miratuar shitje të armëve edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat për vite kanë qenë aktive në luftën e përgjakshme në Jemen.
Ekspertët e SIPRI vlerësojnë se në përmasat botërore realizohet shitje vjetore e armëve në vlerë prej 80 – 100 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se shitja e armëve përbën më pak se 1% të tregtisë botërore në vit. Ndaj ekspertët thonë se duhet të jemi skeptikë, kur përmendet argumenti se eksporti i armëve është një prej elementeve më të rëndësishme të ekonomisë botërore. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin