LAJMI I FUNDIT:

Shtohen dyshimet për atentatin, Trump: “Si u ngjit dikush në çati dhe pse nuk u raportua?”

Shtohen dyshimet për atentatin, Trump: “Si u ngjit dikush në çati dhe pse nuk u raportua?”

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, vuri në dukje në intervistën e tij të parë të përbashkët me kandidatin për zëvendëspresident, J.D Vance, se pjesëmarrësit në tubimin e javës së kaluar në Pensilvani vunë re se dikush ishte në çati përpara atentatit.

“Si u ngjit dikush në atë çati dhe nuk u raportua, sepse njerëzit e kanë parë që ai ishte në çati”, tha Trump.

Në intervistë me Fox News që u transmetua të shtunën mbrëma, Trump tha se kishte “Trumpers që bërtisnin”, duke përfshirë një grua me një këmishë të kuqe që bërtiti: “Ka një burrë në çati”.


Më vonë u zbulua se forcat e rendit po përpiqeshin të gjenin një burrë të dyshimtë 19 minuta para të shtënave, por nuk mund ta gjenin derisa ai ishte në çati, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se i njëjti person i dyshimtë ishte Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, i cili hapi zjarr në ngjarje.

Megjithatë, burimet që ishin me ish-presidentin në tubim thanë se ata nuk ishin në dijeni të situatës dhe se nuk kishte asnjë bisedë nëse Trump duhej të vononte ngjitjen në skenë.

Kjo përkundër faktit se policia lokale e kishte pikasur Crooks disa herë me një distancues, një pajisje gjuetie e ngjashme me një palë dylbi që llogarit distancën, dhe kishte shpërndarë një foto të tij.

“Askush nuk e përmendi atë, askush nuk tha se kishte ndonjë problem”, tha Trump.

“Unë mund të kisha pritur 15 minuta, 20, nëse ata do të kishin thënë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori