LAJMI I FUNDIT:

Shtetit i dështon aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara në veri (Dokument)

Shtetit i dështon aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara në veri (Dokument)

Ka dështuar aksioni i Policisë së Kosovë i paraparë që të realizohet sot, 26 maj, në veri të Kosovës.

Aksioni i forcave të rendit ishte parashikuar si asistim për zbatimin  e vendimit të  Agjencisë së Kosovës për Privatizim, (AKP), për lirimin e pronave të uzurpuara, raporton lajmi.net. Aksioni i parë pritej të fillonte në orën 10:00.

Burime të lajmi.net brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se AKP-ja ka bërë kërkesë në Policinë e Kosovës që t’i asistojë për rimarrjen e lokaleve në Mitrovicë, të cilat janë të uzurpuara.

Pronat e kësaj ndërmarrjeje, emri i së cilës është i njohur për redaksinë, sipas AKP-së, duhet të kthehet nën administrim të agjencisë.

Në dokumentin e siguruar nga lajmi.net, shihet se aksioni i parë i AKP-së me asistimin e policisë,  do të duhej të ndodhte sot në orën 10:00.

Përveç kësaj, sipas dokumentit zyrtar, pas aksionit të parë, ato do të duhej të vazhdonin çdo gjysmë ore nga një i tillë, me qëllim të lirimit të objekteve të uzurpuara.

“Planifikohen dëbime të uzurpatorëve në veri të Mitrovicës javën e ardhshme. Në total janë 23 prona në Mitrovicën e veriut dhe Leposaviq”, ka bërë të ditur burimi brenda Policisë.

I kontaktuar nga lajmi.net, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se ata nuk kanë marrë një kërkesë të tillë.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i kontaktuar nga lajmi.net, nuk qe në gjendje të japë shumë sqarime.

Pas interesimit të lajmi.net, Kelani tha se është duke pritur përgjigje nga instancat më të larta të policisë në lidhje me këtë çështje.

Pavarësisht kësaj, bazuar në dokumentin që posedon lajmi.net, një vendim I tillë për të ndërmarrë aksion është protokolluar me 18 maj 2016.

Sipas dokumentit të siguruar nga lajmi.net, ky vendim është marr nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së, që të fillohet me procedurën e likuidimit të kësaj ndërmarrjeje.

Në kërkesën për asistim, që AKP-ja ia ka bërë Policisë, ndër të tjera shkruan: “Në mënyrë që të sigurohemi që Agjencia të zbatoj mandatin e saj ligjor dhe kompetencat mbi asetet e Ndërmarrjes Shoqërore, kërkojmë zyrtarisht nga Policia e Kosovës, që të ofroni ndihmën e nevojshme për lirimin e lokaleve (është e shkruar edhe adresa) dhe vendosje e tyre nënë administrimin e AKP-së si institucion i vetëm përgjegjës për të gjitha ndërmarrjet shoqërore dhe asetet e saj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Në fund të kërkesës shkruan se ekzekutimi i vendimit të AKP-së mbi lirimin e lokaleve, që përdoren në mënyrë të jashtëligjshme, do të bëhet në datë të caktuar, pra AKP ka marrë vendim, thjeshtë kërkon asistim./ Lajmi.net/

44

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori