LAJMI I FUNDIT:

Shteti do të subvencionoj blerjen e rrushit ”smedereva”

Shteti do të subvencionoj blerjen e rrushit ”smedereva”

Qilarët e verës të cilët do të blejnë rrushin e llojit ”smedereva” do të fitojnë subvencione prej 2 denarë për kilogram. Kjo masë është miratuar në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo masë do të ndihmojë që të blehet edhe sasia e mbetur e këtij lloji të rrushit. Sipas ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Mihaill Cvetkov, ende nuk janë mbledhur rreth 20 apo 30 milion kologram rrush të llojit ”smedereva”.


Subvencionet do të mund t’i marrin ato qilarë të verës të cilat janë regjistruar dhe që i kanë rregulluar obligimet financiare ndaj prodhuesve. Ata do të duhet që të blejnë minimum 1.5 milion kilogram rrush.

Përndryshe, ky lloj rrushi do të blihet me një çmim prej 11 denarësh për 17 njësi sheqeri. Nëse rrushi është më i lartë se 17 njësi sheqeri, atëherë çmimi do të jetë për 0.65 denar më i lartë; nëse është më i ulët se 17 njësi sheqeri, atëherë çmimi do të ulet për 0.65 denar./Telegrafi/