Vetëm në tre muajt e fundit, lufta mes bandave dhe përplasjet me policinë shkaktuan 2 mijë të vdekur, në një nga shtetet më vdekjeprurës të planetit.
Duket se të gjitha palët janë të lodhura nga kjo situatë. Duzina me policë dhe të afërmit e tyre u vranë nga bandat, duke provokuar dezertime nga të parët
Një nga gangsterët që e mbulonte fytyrën me një shami të zezë ndërsa në qafë kishte dy Rosario, e përplasi thoin e tij si kthetër në tavolinë. Ngjitur me të ishte një armik i përbetuar, i cili mbante në kokë një kapele peshkatari të zezë, syze në ngjyrën e ylberit dhe shami për të mbuluar pjesën tjetër të fytyrës.
Këta dy rivalë, bashkë me ndjekësit tyre të cilët janë me mijëra në shtetin amerikano-latin El Salvador, kanë bërë thirrje për të ndalur përleshjet dhe për armëpushim.
Më 25 mars, banda e Mara Salvatrucha-s dhe dy fraksione të bandës “Rruga e 18” shpallën armëpushimin, duke ndalur luftimet që e kanë shkatërruar shtetin në Amerikën Qendrore dhe kanë shkaktuar shumë vuajtje.
“Ne nuk jemi miq”, tha një prej gangsterëve që ka rolin e zëdhënësit për bandën “Rruga e 18” në një intervistë të rrallë javën e kaluar, ndërsa në krah kishte një gangster të grupimit “Mara Salvatrucha”. “Por këto tri banda janë bërë bashkë në përpjekje për të ndalur dhunën që ka kapur vendin tonë dhe po e shkatërron atë”.
Por shumë persona mendojnë se ky armëpushim do të jetë i përkohshëm dhe lufta do të rinisë prapë, edhe më e dhunshme.
Vetëm në tre muajt e fundit, lufta mes bandave dhe përplasjet me policinë shkaktuan 2 mijë të vdekur, në një nga shtetet më vdekjeprurës të planetit. Duket se të gjitha palët janë të lodhura nga kjo situatë. Duzina me policë dhe të afërmit e tyre u vranë nga bandat, duke provokuar dezertime nga të parët. Kurse gangsterët ankohen se skuadrat e vdekjes së policisë, u rrëmbejnë shokët dhe më pas ata nuk gjenden më.
Por pavarësisht numrit të madh të vdekjeve, administrata e presidentit Sánchez Cerén vazhdon me politikën e kundërshtisë dhe është zotuar se do të forcojë edhe më shumë sigurinë në burgje dhe nuk do të reshtë së ndjekuri anëtarët e rrezikshëm të bandave.
“Qeveria e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë shans për dialog me bandat”, tha ministri i Sigurisë dhe i Drejtësisë, Mauricio Ramírez Landaverde.
Bandat salvadoriane janë pasardhëse të bandave të krijuara në Los Anxhelos në vitet 1980 nga emigrantët, të cilët u larguan nga lufta civile në këtë vend. SHBA-ja vendosi që shumë nga liderët e tyre t’i deportonte prapë në El Salvador. Tani ky shtet është copëtuar dhe çdo lagje kontrollohet nga një bandë e caktuar. Anëtarët e saj i vjedhin rezidentët, i vrasin, rrëmbejnë, përdhunojnë dhe ata bëjnë edhe rojë për të parandaluar sulmet e bandave rivale.
Sipas ekspertëve dhe studiuesve që merren me këto banda, në total në vend janë 70 mijë banditë, pa llogaritur ata të cilët ndodhen prapa hekurave.
Pasi Sánchez Cerén u zgjodh president në vitin 2014, ai kritikoi paraardhësin e tij, për negociatat që bëri me këto banda dhe u zotua se do t’i ndëshkonte ato me gjithë forcën e ligjit. Por që atëherë, konflikti është përkeqësuar shumë.
“Mendoj se lufta ka shkaktuar shumë lodhje”, tha Juan Jose Martinez, antropolog që merret me studimin e bandave salvadoriane. “Kjo nuk është si ajo dhuna që ne kemi pasur në të shkuarën. Tani kemi një krizë dhune”.
Por presidenti i ri, një ish-guerilas i majtë gjatë luftës civile të vendit, ka deklaruar se do të rrisë edhe me shumë masat e ashpra ndaj grupeve kriminale.
Shumë banditë do të izolohen, ndërkohë që forca ndaj kriminelëve do të rritet. “Nuk ka kuptim që të tolerojmë këta kriminelë mizorë”, tha kreu i shtetit javën e kaluar.
Për qeverinë, vështirë që ky armëpushim të sjellë paqen. Thjesht bandat do të riorganizohen dhe do të bëhen edhe më shumë problematike.
Rrugët gjithsesi duken më të qeta. Në 6 ditët e para të armëpushimit, mesatarisht në ditë u vranë 10 persona, më pak se gjysma e mesatares së vrasjeve në dy muajt e parë të këtij viti.
Banditët, me ndërmjetësimin edhe të priftërinjve shprehen tani për tani se nuk do ta thyejnë armëpushimin.
“Ata kanë territorin e tyre dhe ne tonin. Po u tregojmë njerëzve të Salvadorit, komunitetit ndërkombëtar, që ne jemi të aftë që të vijmë këtu, ta ndalojmë të gjithë këtë valë dhune. Ne mund të ndalojmë gjithçka”, tha zëdhënësi i bandës “Mara Salvatrucha”.
Këto grupe kriminale e kanë humbur besimin se mund të negociojnë me shtetin. Ato i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, OKB-së, BE-së, Papa Françeskut, që të bëjnë një hap përpara dhe të ndërmjetësojnë.
Përpjekjet e shkuara për të ndalur dhunën kanë dështuar. Në 2012, paqja e negociuar nga ish-guerilasit dhe liderët fetarë, me mbështetjen e presidentit Mauricio Funes, zgjati për dy vite dhe pastaj përfundoi. Kjo sepse qeveria vendosi masa më të ashpra për të burgosurit në burgje. Për kritikët, kjo kohë u përdor nga bandat për t’u riarmatosur e për t’u bërë më të forta. Por bandat janë të vendosura të luftojnë nëse policia nuk ndal dhunën.
“Qëndrimi i shtetit po ngacmon kosheren e bletëve”, tha Raul Mijango, në politikan dhe ish-guerilas i cili ndihmoi në negociatat për armëpushimin e mëparshëm. “Këto masa të hekurta nuk kanë bërë punë në të kaluarën. Janë shpallje lufte ndaj bandave dhe do të kenë pasoja.
Disa qëndrime të bandave kanë shije politike. Ato i paraqesin politikanët të korruptuar dhe që mendojnë vetëm për të vjedhur. Për më tepër që institucionet nuk kanë investuar në programe për të rifutur ish-banditët në jetesë normale. Deri tani janë vrarë 12 policë dhe familjarët e tyre. Kjo ka bërë që shumë punonjës sigurie të lënë punën dhe të emigrojnë drejt SHBA-së.
Qeveria si kundërpërgjigje ka shtuar kontrollet në burgje, ka izoluar banditët dhe do të ndërtojë ambiente të reja për të mbyllur aty liderët dhe anëtarët më të rrezikshëm. Gjithashtu, takimet me familjarët janë ndërprerë, transmeton gsh.
Për disa të tjerë, kjo situatë është thjesht hapi i parë për të rinisur një dialog për një tjetër paqe mes bandave dhe shtetit. Pastori luterian, Rafael Menjivar Saavedra, ka takuar anëtarët e bandave dhe jep mendimin e tij. “E gjithë bota është kundër dialogut. Përgjigjja ime për ta është: na jepni ju alternativën”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët