LAJMI I FUNDIT:

Shteti i Maqedonisë dështon të sanksionojë gjuhën e urrejtjes

Shteti i Maqedonisë dështon të sanksionojë gjuhën e urrejtjes
Foto: Ilustrim

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në muajin prill ka regjistruar një numër të madh të ankesave lidhur me gjuhën e urrejtjes në mediat sociale. Sipas raportit të fundit mujor të kësaj organizate: “Trendi i rritjes së gjuhës së urrejtjes ka vazhduar edhe gjatë periudhës së epidemisë me Kovid19”, vetëm për gjuhë të urrejtjes në muajin prill në këtë organizatë janë adresuar gjithsej 112 ankesa të verifikuara. “Shfrenimi dhe urrejtja ngjashëm si në muajin mars të këtij viti, kryesisht ka pas të bënë me orën policore, si dhe për masat të cilat merren nga ana e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, por ka edhe raste që kanë të bëjnë me urrejtje etnike, politike dhe sipas besimit fetar”, thonë nga Komiteti Helsinkit.

Numri më i madh i ankesave, apo 61 %, ngjashëm si në muajin mars, përsëri ka të bëjë me dy kategori atë përkatësinë etnike dhe politike. Në muajin prill, për shkak të gjendjes shëndetësore në vend janë verifikuar 11 % nga numri i përgjithshëm i ankesave, ndërsa janë verifikuar edhe ankesa që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes për shkak të statusit social të një njeriu, si dhe të urrejtjes mbi besim fetar. “Rritja e rasteve ku shfaqet gjuhë e urrejtjes ka të bëjë edhe me vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për të parandaluar përhapjen e virusit”, theksojnë nga Komiteti Helsinkit.


Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut në prononcim për gazetën “KOHA” thotë se gjuha e urrejtjes në Maqedoni ekziston, por ekzistojnë edhe norma ligjore, të cilat e sanksionojnë atë. Ajo vë në spikamë se normat ligjore nuk zbatohen dhe nuk janë efektive në Maqedoni për sa i përket sanksionimit të gjuhës së urrejtjes. “Sa zbatohen normat ligjore, sa janë efikase e efektive?! Ne nuk mund as të bëjmë analizë të kësaj norme ligjore, për arsye se nuk kemi lëndë.

Për arsye se nuk kemi mundësi të shohim se si shteti, gjegjësisht organet reagojnë. Gjuha e urrejtjes është mjaftë e përhapur në shumë sfera. Nuk e kuptojë fare mos durimin dhe urrejtjen e madhe që po shfaqet nga njerëzit në rrjetet sociale. Të gjithë ne kemi nerva për shkak të pandemisë me Kovid19, por kjo nuk është arsye për një sjellje të këtillë. Ajo që është më e rëndësishme është se kjo sjellje nuk sanksionohet. Fakt është se nuk ka reaksion ndaj sjelljeve të tilla, në drejtim të sanksionimit efikas”, deklaroi për KOHA, Caca – Nikollovska.

Sipas saj, organet nuk e kanë të vështirë të zbulojnë se kush qëndron prapa përhapjes së gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Madje, shton ajo, në një periudhë të caktuar njerëzit dilnin hapur dhe flitnin për atë se kush qëndron pas porosive me përmbajtje të përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

“Në një situatë të tillë ku organet nuk reagojnë fare, mua më frikëson prania e gjuhës së urrejtjes. Ajo në vazhdimësi është e pranishme në vend”, nënvizon Caca-Nikollovska. Analisti Besim Nebiu, konsideron se në kohën e izolimit dhe limitit të kontakteve reale, qytetarët preokupohen më tepër me lajme, politikë, por edhe me analizat dhe teori nga më të ndryshmet politike, gjeostrategjike, duke mundur ti gjejnë në internet dhe nëpër mediat sociale, andaj edhe gjuha e urrejtjes shënon rritje.

“Janë shtuar edhe aktivitetet propagandistik nga ana e qarqeve të ndryshme mediatike, politike, etj. E gjithë kjo sjell deri te polarizime e konfrontime. Shteti nëpërmjet institucioneve të veta vite më radhë nuk e lufton gjuhën e urrejtjes as në mediat tradicionale, e lerë më në mediat digjitale. Për këtë dëshmi është numri i parashtrimeve dhe kallëzimeve për përdorim të gjuhës së urrejtjes, i cili është minimal. Mosndëshkimi është arsyeja kryesore pse gjithnjë e më shumë kemi gjuhë të urrejtjes, sepse askush nuk i frikësohet sanksioneve nga përdorimi i kësaj gjuhe. Kjo tani merr përmasa alarmante, sidomos në një shoqëri shumë-etnike dhe shumë-kulturore, siç kjo e Maqedonisë”, thekson Nebiu.

Gazetari dhe aktivisti për të drejta dhe liri të njeriut, Aco Kabranov vlerëson se derisa institucionet nuk fillojnë luftë të ashpër ndaj gjuhës së urrejtjes, ajo do të përhapet edhe përtej rrjeteve sociale. “Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është e pranishme për një kohë të gjatë, por tanimë kur vendi është para fazës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare nga dita në ditë është edhe më e pranishme, më e ashpër, madje edhe më e egër. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike kanë ngritur disa kallëzime penale bazuar në paraqitjet që janë bërë te ato, por kjo është shumë pak në krahasim me sasinë e numrit të statuseve dhe komenteve me gjuhë eklatante të urrejtjes në rrjetet sociale. Deri sa institucionet nuk fillojnë një luftë të ashpër kundër gjuhës së urrejtjes dhe njerëzve të cilët e kultivojnë atë, urrejtjen jo vetëm që do ta kemi të pranishme në rrjetet sociale, por ajo të përhapet gjithandej”, deklaroi për KOHA, Kabranov. Ndryshe, sipas Indeksit për liri të mediave, të cilin para pak javësh e publikojë Organizata “Reporter pa kufij” Maqedonia është në pozitën e 92. Në vërejtjet e kësaj organizate për Maqedoninë apostrofohet edhe çështja e mos ndryshimit të Ligjit për mediat publike. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori