Poezi nga: Walt Whitman
Përktheu: Skënder Luarasi

U flas Shtetevet, a njërit nga ata, a çdo qyteti në Shtetet:
“Kundërshtoni shumë, binduni pakë”,
Se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë,
Prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës
Nuk e fitoi dot përsëri lirinë.