Shtetet që performojnë në gjysmëfinalen e dytë të 'Eurovision 2019'

Në Tel Aviv të Izraelit të enjten do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit 'Eurovision 2019'.
Janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Shqipëria, nën përfaqësimin e artistes Jonida Maliqi me këngën "Ktheju Tokës".

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të 'Eurovision 2019' dhe këngët përfaqësuese:
1. Armenia - Srbuk me "Walking Out"
2. Irlanda - Sarah McTernan me "22"
3. Moldavia - Anna Odobescu me "Stay"
4. Zvicra - Luca Hänni me "She Got Me"
5. Letonia - Carousel me "That Night"
6. Rumania - Ester Peony me "On A Sunday"
7. Danimarka - Leonora me "Love Is Forever"
8. Suedia - John Lundvik me "Too Late For Love"
9. Austria - PÆNDA me "Limits"
10. Kroacia - Roko me "The Dream"
11. Malta - Michela me "Chameleon"
12. Lituania - Jurij Veklenko me "Run With The Lions"
13. Rusia - Sergey Lazarev me "Scream"
14. Shqipëria - Jonida Maliqi me "Ktheju Tokës"
15. Norvegjia - KEiiNO me "Spirit In The Sky"
16. Holanda - Duncan Laurence me "Arcade"
17. Maqedonia e Veriut - Tamara Todevska me "Proud"
18. Azerbajxhani - Chingiz me "Truth"
Transmetuesi publik i çdo vendi ka emëruar pesë profesionistë të industrisë muzikore si anëtarë të jurisë për të hedhur votën e tyre. Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.
Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit. /Telegrafi/




























































