LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara dërgojnë aeroplanë luftarakë F-35 dhe helikopterë Apache, në Baltik dhe në lindje të Evropës

Shtetet e Bashkuara dërgojnë aeroplanë luftarakë F-35 dhe helikopterë Apache, në Baltik dhe në lindje të Evropës

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë aeroplanë luftarak F-35 dhe helikopterët Apache në shtetet Baltike, kanë njoftuar zyrtarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, në kohën kur presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se administrata e tij do të forcoj akoma më shumë mbrojtjen së bashku me aleatët e NATO-s.

Rreth 800 trupa do të zhvendosen nga Italia në rajonin e Baltikut. E katër aeroplanë F-35 nga Gjermania do të zbresin në shtetet Baltike, derisa katër tjetër në bazat e NATO-s.

20 helikopterë Apache nga Gjermania do të dërgohen gjithashtu në shtetet Baltike, kurse 12 tjerë nga Greqia do të “zbarkojnë” në Poloni, transmeton Telegrafi.


Këto forca shtesë pritet të pozicionohen deri në fund të kësaj jave, kurse Biden sot njoftoi se dëshiron t’ua bëjë të qartë të gjithëve se bëhet fjalë për “lëvizje mbrojtëse”.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 90 mijë trupa në Evropë, por që vazhdimisht lëvizin nëpër baza të ndryshme. E kjo lëvizje po vjen në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin, ka tensionuar edhe më shumë situatën në Ukrainë me veprimet e tij të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori