LAJMI I FUNDIT:

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati e bën të mundur heqjen në mënyrë vullnetare nga lista e përfituesve

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati e bën të mundur heqjen në mënyrë vullnetare nga lista e përfituesve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për shtesat e fundvitit prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë, mund të heqin dorë nga to duke plotësuar një formular online.

Murati tha se ky hap është mundësuar për të gjithë ata që dëshirojnë vullnetarisht të heqin emrin nga lista e përfituesve, duke e bërë procesin të thjeshtë dhe të shpejtë.

“Secili që dëshiron të heqë dorë nga përfitimi mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në platformën online,” shkroi Murati në një postim në Facebook.


Qeveria edhe këtë vit ndan 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët
Lexo po ashtu Qeveria edhe këtë vit ndan 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët

Ai gjithashtu bëri thirrje që formularin të ndajnë edhe ata që mund të jenë të interesuar, duke ironizuar se disa deputetë të opozitës dhe analistë do të jenë të parët që do të plotësojnë këtë formular.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.

Formularin për të hequr dorë nga shtesat e gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori