LAJMI I FUNDIT:

Shtëpitë që shkarkohen dhe printohen për 24 orë, mund të strehojnë miliarda të varfër dhe të pastrehë – ato kushtojnë vetëm 4 mijë dollarë (Foto/Video)

Shtëpitë që shkarkohen dhe printohen për 24 orë, mund të strehojnë miliarda të varfër dhe të pastrehë – ato kushtojnë vetëm 4 mijë dollarë (Foto/Video)

Shtëpitë mbresëlënëse të printuara nga betoni, mund të ndihmojnë t’i jepet fund problemit të shtëpive për të pastrehët dhe familjet e varfra.

Ky projekt që aktualisht është në fazën e konceptit, së shpejti pritet të realizohet dhe të sigurojë shtëpi për popullin në El Salvador, dhe brenda pak viteve ky projekt mund të zgjerohet në mbarë botën, duke ndërtuar miliarda shtëpi, transmeton Telegrafi.


Për ndërtimin e këtyre shtëpive, aktualisht çmimi i tyre sillet rreth 10 mijë dollarë dhe mund të ndërtohen për 24 orë, por me avancimin e programit çmimi i tyre prite të bie në 4 mijë dollarë.

Ato gjithashtu mund të ndërtohen në një të ardhme të afërt edhe në Mars, ku qytetarët shumë shpejtë do të mund të udhëtojnë. Kompania Icon me seli në Austin të Teksasit, ka prezantuar shtëpinë 60 metra katrorë në start upin SXSW.

Sipas Institutit për Resurset Botërore, rreth 1.2 miliardë njerëz në botë jetojnë pothuajse pa shtëpi “adekuate”.

Icon ka bashkuar forcat me firmën New Story që investon në shtëpi të ndryshme, dhe pas arritjes së nja marrëveshjes, rreth 100 shtëpi të tilla do të ndërtohen në El Salvador brenda 18 muajve të ardhshëm.

New Story kishte punuar më parë në Haiti në ndërtimin e shtëpive me kosto të ulët, pasi ky vend ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm gjatë vitit 2010 duke lënë mijëra banorë pa kulm mbi kokë.

Printeri Vulcan i kësaj kompani përdoret për të krijuar këto shtëpi, që mund të jenë të mëdha deri në 75 metra katrorë, rreth dy herë më e madhe sesa një shtëpi mesatare.

Icon fillimisht vizaton hartën, e cila më pas përmes kompjuterit i jep udhëzime printerit se ku duhet hedhur betonin. Shtëpia e prezantuar në SXSW, ka një sallon, tualet, dhomë gjumi dhe një tarracë të vogël, ndërsa kulmi është e vetmja pjesë e shtëpisë që nuk mund të printohet në formatin 3D.

Icon shpreson se shumë shpejt do të pajiset me printerë, që besohet se do të mund të ndërtojnë të paktën një mijë shtëpi për më pak se 100 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
24 thënie që do t’iu bëjnë të besoni se mund të arrini gjithçka

24 thënie që do t’iu bëjnë të besoni se mund të arrini gjithçka

Interesante
Kalo në kategori