Një numër njerëzish dyshohet se janë vrarë ose plagosur pas një shpërthimi në një shtëpi në Birmingham të Anglisë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një pronë në zonën e Kingstanding u “shkatërrua”, tha policia, ndërsa të tjerat aty pranë u dëmtuan.


https://twitter.com/BNNUK/status/1541161057649041410?s=20&t=BflBw2-b9MJ9HeUihBT2rA

Pamjet në mediat sociale treguan mbetjet e një shtëpie me tarracë të përfshirë nga zjarri menjëherë pas shpërthimit.

Sipas dëshmitarëve, zhurma e shpërthimit u dëgjua disa kilometra larg ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Një zëdhënës i policisë falënderoi ata që 'kishin ndihmuar fqinjët e tronditur dhe të plagosur'. /Telegrafi/