LAJMI I FUNDIT:

‘Shtëpia mrekulli’ në Ishujt Kanarie që i shpëtoi shpërthimit vullkanik, më në fund ‘gëlltitet’ nga llava

‘Shtëpia mrekulli’ në Ishujt Kanarie që i shpëtoi shpërthimit vullkanik, më në fund ‘gëlltitet’ nga llava

Një ‘shtëpi mrekulli’ e cila ishte e rrethuar nga llava që shpërtheu nga vullkani i La Palma por e lënë e padëmtuar tani është shkatërruar, kanë thënë pronarët e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rainer Cocq, një biznesmen danez në pension në të 80-tat, i cili zotëronte shtëpinë e pushimeve dhe vreshtat përreth me gruan 80-vjeçare Inge Bergedorf, konfirmoi të martën se prona ishte “gëlltitur nga llava”.


“Gjithçka është shkatërruar”, i tha ai gazetës spanjolle El Mundo nga vendbanimi i tij i përhershëm në Danimarkë, në perëndim të Kopenhagës.

Vullkani në Ishujt Kanarie – kjo është 'shtëpia mrekulli' që e vetmja i ka shpëtuar lavës
Lexo po ashtu Vullkani në Ishujt Kanarie – kjo është 'shtëpia mrekulli' që e vetmja i ka shpëtuar lavës

“Ne kemi humbur gjithçka në ishullin tonë të dashur. Është shumë e trishtë. Inge dhe unë jemi të shkatërruar”.

Imazhet e shtëpisë u bënë lajm në mbarë botën javën e kaluar – duke qëndruar si një “simbol i kundërshtimit dhe qëndrueshmërisë” ndërsa qindra shtëpi të tjera dhe hektarë tokë bujqësore u dogjën nga vullkani.

Por, përfundimisht, llava u grumbullua aq lart sa të tejkalonte tokën e ngritur mbi të cilën ishte e vendosur shtëpia e vogël, duke e varrosur së bashku me fqinjët e saj.

Lajmet për fatin e pronës u shfaqën pasi llava u derdh sot në det, me vendasit të paralajmëruar të qëndrojnë brenda për shkak të rrezikut të gazit helmues. /Telegrafi/