LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Shtëpia e Bardhë përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për marrëveshjen me Greqinë, me të cilën arriti të zgjidh kontestin shumë vjeçar për çështjen e emrit.

Në një komunikatë Shtëpia e Bardhë thekson se Mike Pence përmes një bisede telefonike ka mirëpritur marrëveshjen me Greqinë dhe vendimin e Këshillit Evropian për nisjen e negociatave me Maqedoninë në qershor të vitit 2019, njofton Telegrafi Maqedoni.

“SHBA-të riafirmojnë mbështetjen për Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nënkryetari Mike Pence ka lavdëruar lidershipin e Zoran Zaevit, kurajon dhe përkushtimin e tij për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ka ofruar mbështetjen e SHBA-së për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.


Përndryshe, në muajin qershor kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa e njëjta gjatë ditës së djeshme për herë të dytë u ratifikua në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori