Shtëpia e Bardhë tha se të hënën se presidenti Donald Trump nuk e ka parë ende, por e “dënon me forcë” një video parodi me imazhe grafike të dhunshme ku një personazh multiplikativ që i ngjan zotit Trump shfaqet duke qëlluar e goditur me thikë kundërshtarët e tij dhe përfaqësues të medias televizive.
Parodia u shfaq gjatë një takimi të mbështetësve të Trumpit në rezidencën e tij turistike në Miami.
Gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë i bënë thirrje zotit Trump ta dënojë videon, në të cilën kritikët e tij dhe përfaqësuesit e medias portretizohen si anëtarë të një famullie që largohen nga kisha për t’i shpëtuar tërbimit të tij. Personazhi multiplikativ që i ngjan presidentit godet në qafë senatorin e ndjerë John McCain, godet me thikë në fytyrë personalitetin televiziv Rosie O’Donnell, i vë flakën senatorit Bernie Sanders si dhe gjuan personazhe të tjerë, fytyrat e të cilëve janë zëvendësuar me logot e disa organizatave mediatike.
Nën shënjestër janë dhe ish-presidenti Barack Obama, përfaqësuesit e organizatës Black Lives Matters, ligjvënësja demokrate Maxine Waters, Bill dhe Hillary Clinton si dhe ligjvënësi Adam Schiff, i cili në cilësinë e kryetarit të komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve po udhëheq hetimin për shkarkimin e presidentit Trump.
Në një postim në twitter sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Stephanie Grisham tha se presidenti Trump do ta shohë videon së shpejti dhe se “bazuar në gjithçka që ka dëgjuar, ai e dënon atë me forcë atë”.
Ishte gazeta “New York Times” e cila raportoi e para rreth videos.
“Një video e paautorizuar u shfaq javën e kaluar në një nga dhomat anësore të konferencës mbi Përparësitë Amerikane në rezortin e Trump në Doral Miami”, tha organizatori i ngjarjes Alex Phillips në një deklaratë.
Ai tha se zoti Trump nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje. Sipas tij kjo video nuk është miratuar apo parë nga organizatorët e takimit.
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e cila përfaqëson gazetarët që mbulojnë presidentin, në një deklaratë të dielën vonë në mbrëmje shkruante se ishte “tmerruar” nga përmbajtja e videos.
“Të gjithë amerikanët duhet ta dënojnë këtë shfaqje dhune drejtuar gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë të Presidentit”, tha Jonathan Karl, presidenti i shoqatës.
“Ne i kemi thënë më parë Presidentit se retorika e tij mund të nxisë dhunë. Tani ne i bëjmë thirrje atij dhe të gjithëve të lidhur me këtë konferencë ta denoncojnë këtë video dhe të pohojnë se dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë”, shtoi ai.
Videoja përmban logon e fushatës së zotit Trump për garën presidenciale të 2020-s, por zëdhënësi i fushatës Tim Murtaugh, i tha gazetës New York Times se “videoja nuk është prodhuar nga fushata dhe se ne nuk e tolerojmë dhunën”.
Si vendngjarje për atë që në video shfaqet si masakër është ajo që quhet “kisha e lajmeve të rreme”, duke iu referuar refrenit të njohur të zotit Trump në lidhje me organizatat mediatike dhe lajmet që ai i gjykon si të pavërteta.
CNN, Washington Post, BBC, PBS, NBC dhe Politico janë ndër organizatat e lajmeve që përshkruhen si viktima të tërbimit të personazhit multiplikativ që ngjan me presidentin Trump./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë