“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë
Një shtëpi me pamje të çuditshme në periferinë veriore Deerfield në SHBA u shit së fundmi, jo shumë kohë pasi doli në treg.
Shtëpia, e njohur si "shtëpia e byrekut" për prerjen e saj të hollë që i ngjan një fete byreku, u shit për çmimin e kërkuar prej 350,000 dollarë në tetor, pak më shumë se një muaj pasi u listua për shitje, transmeton Telegrafi
E ndërtuar në vitin 2003, "shtëpia e byrekut" ka 148 metra katrorë hapësirë jetese, në një pjesë të parregullt në cep të rrugës Chestnut dhe Hazel Avenue.
Madhësia e vogël e parcelës kërkonte një pjesë të shtëpisë me dimensione të ngjashme me byrekun, duke përfshirë një mur që është vetëm 3 metra i gjerë.
Brenda dy kateteve të shtëpisë janë dy dhoma gjumi, një në katin e dytë dhe një në bodrum, një banjë e plotë dhe një gjysmë banjo e shtrirë në dy kate.
Shtëpia ka një oborr por jo garazh, megjithatë pretendohet se ka vend parkimi për katër automjete.
“Shtëpia e byrekut” u prit me ankesa nga banorët e zonës kur u ndërtua në vitin 2003, për shkak të pamjes së saj të çuditshme. Por ajo është përqafuar me kalimin e viteve për veçantinë e saj.
Madje u shfaq në "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon" në një episod të vitit 2020, ku Fallon bëri shaka duke theksuar se ishte "e vetmja gjë në Amerikë që mbeti e dobët gjatë karantinës". /Telegrafi/






























