LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia 400 vjeçare në Ceceli të Vushtrrisë, objekti që mban shumë histori

Shtëpia 400 vjeçare në Ceceli të Vushtrrisë, objekti që mban shumë histori

Vushtrria njihet  si vend me numrin e madh të objekteve të vjetra, të cilat kanë hyr nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Të gjitha këto objekte brenda vetes mbajnë histori të ndryshme.

Njëra ndër to, është edhe shtëpia e Zymer Musiqit, në fshatin Ceceli të Vushtrrisë, e cila për trashëgimtarët e kësaj familjeje mbetet me shumë vlerë.


Nazmi Musiqi, i cili dikur kishte jetuar shumë momente brenda saj, ka thënë se ky objekt mendohet të jetë i vjetër afro 400 vite.

“Sipas gojëdhënave që ne i kemi trashëguar brez pas brezi, kjo shtëpi mendohet se i ka 400 vite. Në këtë fshat shtëpi e parë është kjo. Kanë qenë edhe katër tjera të ngjashme por janë shkatërruar. Por ne këtë shtëpi e kemi ruajtur dhe do ta ruajmë si dëshmi”, tha për RTV Dukagjinin, Nazmi Musiqi.

Përveç që në të janë mbajtur mbledhitë e fshatit dhe ka qenë ndër shtëpitë më të frekuentura, në të janë mbajtur edhe mësimet. Ka qenë ndër shkollat e para të kësaj rrethine.

“Shtëpia është e ndërtuar nga gurët dhe druri i bungut. Druri I bungut është ndër më të fortët për ndërtimin e shtëpive. Këtu është një dhomë që ka qenë shkolla e parë shqipe jo vetëm në Celi por edhe vendet përreth. Në një kohë ka qenë edhe zyre që ka ofruar shërbime si komuna”, tregon më tej Musiqi.

E përbërë nga dy kate, ky objekt është i gjithë i  ndërtuar me gur.  Ndryshe, ka qenë edhe  ndër të parat shtëpi të ndërtuara në këtë fshat.

Nazmi Musiqi, i cili kohë pas kohe e viziton shtëpinë në të cilën kishte jetuar dikur,  ka thënë që do të kujdeset për të, derisa nuk do të mund t’i bëjë ballë kohës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori