Vepra del pas 6 vitesh nga magazina për t’u vendosur para 2 Marsit.
Pas 6 vitesh, vepra e skulptorit Adrian Pepa do të dalë nga magazinat. Ajo do të vendoset pikërisht në këtë shesh që mban emrin e heroit dhe shumë pranë memorialit. Vizitorët që zgjedhin qytetin do të kenë tashmë edhe një atraksion të ri.
“Do të ndërtohet platforma mbi të cilët do të vendoset piedestali, bazamenti i shtatores dhe shtatorja. Vendi i përzgjedhur është përballë memorialit të varrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të lulishtes përballë memorialit, është vendi më i përshtatshëm i mundshëm. Planvendosja është konceptuar me pamje nga memoriali. Kemi thirrur kritikë arti dhe arkitektë në mënyrë që të gjejmë pozicionin më të përshtatshëm të mundshëm. Ka për të qenë me kurriz nga ana jonë ku ndodhemi ne tani dhe me pamje nga memoriali, pra në formë mikëpritëse për vizitorët dhe turistët që vijnë në memorial” tha Paulin Zefi.
Për autoritetet në Lezhë, një nismë e tillë është e vonuar.
“Është e vonuar, madje shumë e vonuar, por gjithsesi më mirë vonë sesa kurrë”, tha Zefi.
Vendosja e shtatores kaloi pak ditë më parë edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku anëtarët si nga mazhoranca dhe nga opozita bashkuan votat.
“Është gjetur momenti, është gjetur financimi, është mbyll dokumentacioni, bëhen të gjitha konform ligjit, jo konform qejfit të njërit apo tjetrit për të treguar se unë bëj këtë. Ne nuk e kemi bërë, se po ta kishim bërë ashtu do ta bënim përpara”, tha Pjerin Ndreu.
Shtatorja e Skënderbeut ishte planifikuar që të vendosej në sheshin kryesor në vitin 2019, por nisma nuk u lejua të zbatohej nga Ministria e Kulturës për shkak se vendi i zgjedhur ishte pjesë e parkut arkeologjik ku nuk lejohej që të kryheshin punime./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët