LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në polici brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në polici brenda 24 orëve
Foto: Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në rrethin tonë shoqëror. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas raportit të policisë, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit tri raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Prizren dhe dy në Gjakovë.

Në të gjitha rastet, viktima të sulmit nga bashkëshortët kanë qenë femrat.


Më poshtë rastet e plota sipas raportit:

Fushë Kosovë 23.10.2021 – 03:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, viktima kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.10.2021 – 12:55. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 23.10.2021 – 20:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 17.10.2021 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ditë më parë, përmes telefonit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 23.10.2021 – 14:30. Viktima femër kosovare ka informuar se nipi i saj (djali i vajzës) i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendjet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë 23.10.2021 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 21.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori