Këto janë shtatë modelet e reja, më të mira që u prezantuan në këtë panair
Monterey Car Week, është një prej organizimeve më të përmbushura për automobilizëm, ku për shtatë ditë, ka aktivitete që kanë të bëjnë vetëm me vetura, transmeton Telegrafi.
Derisa shumica e prodhuesve i prezantuan super-makinat e tyre të shtrenjta, disa e shfrytëzuan mundësinë të tregojnë risitë dhe modelet që vinë në të ardhmen.
Ekspertët e automobilizmit, i kanë zgjedhur këto si shtatë modelet më të mira nga Monterey Car Week, përfshirë edhe ditën përfundimtare që u zhvillua në Pebble Beach. Renditja e modeleve, nuk ka të bëjë me të parën si më të mirën, apo të tjerat si më të dobëta.
Audi PB18 e-tron Concept
Është ende në gjendje koncepti dhe nuk dihet nëse ky e-tron do hyjë si i tillë në prodhim, ndërsa nuk është për shitje. Kjo makine elektrike i ka tre motor, njërin që ndodhet përpara dhe prodhon 201 kuajfuqi, si dhe dy të tjerë që së bashku prodhojnë 604 kujfuqi.
Së bashku nxjerrin 741 njësi, ndërsa Audi pretendon se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për dy sekonda. Kjo do ishte e mrekullueshme, andaj të gjithë shpresojnë që Audi e-tron të del prej prodhimit me këto kapacitete.
Infinity Prototype 10 Concept
Sikurse Audi edhe infiniti u prezantua në Pebble Beach me koncept. Për dallim prej Audit, që edhe mund të prodhohet si i tillë, ky koncept nga Infinity vështirë se mund të krijohet ndonjëherë dhe më shumë është rast për studim. Vështirë se dikush në këtë univers do e donte një makinë elektrike me një ulëse, pa tavan apo xham të përparmë.
BMW Z4
Më në Fund, BMW Z4 është rikthyer. Modeli Z4 ka qenë temë e shpeshtë, së bashku me binjakun Toyota Supra. Tashmë që është rikthyer, po na pëlqen krejt çfarë po shohim. Duket e këndshme dhe e egër në të njëjtën kohë, ndërsa nuk dihet se çfarë kapaciteti ka, por thuhet se prodhon deri në 380 kuajfuqi. Ende nuk dihet, as nëse do të ketë transmision manual, andaj për këto dhe shumë detaje tjera për Z4, duhet të presim kur t’i bëjë të ditura BMW.
Lamborghini Aventador SVJ
Ndër prezantimet më të rëndësishme në Pebble Beach, ishte shpalosja e Lamborghini Aventador SVJ. Dihej që ky model ishte duke u punuar për një kohë të gjatë dhe pritjet ishin të mëdha, por kur u prezantua nuk zhgënjeu aspak. Motori V12 që prodhon 770 kuajfuqi, si dhe aerodinamike e përkryer nga ALA, e bëjnë të jetë shumë e kompletuar. Me fuqinë dhe aerodiamikën që ka, bëri që ky Aventadorë të kryente xhiron e Nurburgringut të Gjermanisë, ta kalojë për 6:44.97.
Jaguar E-Type Zero
Shumë pak vetura gjatë historisë, kanë aqenë aq të bukura sa Jaguar E-Type. Enzo Ferrari e kishte quajtur njëherë, si veturën më të bukur në botë. I vetmi problem me këtë makinë, ishte frika e përhershme, se mund të dëmtohej para se të arrijë te caku. Gjatë këtij vitit, Jaguar ka bërë të ditur, se do ta lansojë një E-Type Zero, si një EV që ka pamjen e njëjtë sikur klasiku i dikurshëm. Tani blerësit e kanë mundësinë ta kenë këtë makinë me pamjen e dikurshme dhe të elektrifikuar – por, pritet të jetë shumë e shtrenjtë.
Porsche 911 Turbo Project Gold
Sikurse Jaguar edhe Porsche, ka gërmuar në historinë e saj dhe solli një makinë të vjetër. Devizioni Porsche Classic që merret me përpunimin e makinave të vjetra, e ka përpunuar eksterierin e modelit 933 dhe e transformuan në atë që po quhet Poject Gold. Pjesa e jashtme kaloi nëpër shuëm përpunime, që të mbajë dukjen origjinale, por edhe të modernizohet sikurse Turbo S Exclusive Series.
Bugatti Divo
E fundit, por jo me më pak rëndësi është Bugatti Divo. Nuk ka çfarë të thuhet më shumë për këtë makinë, që ka përfshirë elementet e fundit të teknologjisë. Sikurse Chiron edhe Divo e ka motorin 8.0-litra W16 që prodhon 1,479 kuajfuqi. Derisa Chiron është fokusuar që të arrijë shpejtësi të lartë, Divo ka aerodiamikë të lartë që të jetë sa më e përshtatshme për pistë. Si rezultat i ndryshimeve, Divo arrinë ‘vetëm’ 380 kilometra në orë, megjithëse thuhej se do arrijë 420 kilometra në orë. Modeli Divo është shumë i rral, pasi u lansua në vetëm 40 njësi, secila prej të cilave është shitur për gjashtë milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitimet e Volkswagen bien në vitin 2024 - zbulohen "fajtorët"

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj "në mënyrën e vjetër"

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët