Shtatë mënyra që manikyri në kushte shtëpie të zgjasë më shumë
Ndoshta një pjesë e mirë e jona e kanë të vështirë të shkojnë gjithmonë në sallon bukurie dhe të presin pa fund për t’i bërë duart e bukura. Por ne asnjëherë nuk e kemi kuptuar se çfarë përdorin manikyristet që i bëjnë të duken thonjtë aq magjikë
Gjithsesi, të bindura që dorën e tyre nuk e arrijmë dot asnjëherë, mund të gjejmë një të mesme për të pasur rezultate të mira nëse i lyejmë thonjtë në shtëpi.
Ja ҫfarë mund të bësh që manikyri në kushte shtëpie të zgjasë më shumë.
1. Apliko në thonj uthull të bardhë para bazës së manikyrit
Edhe nëse nuk i sheh me sy të lirë, yndyra e lëkurës apo bakteret e mbledhura rreth thonjve e pengojnë jetëgjatësinë e manikyrit dhe e bëjnë më të vështirë lyerjen. Vetëm një fshirje e lehtë me pambuk me uthull të bardhë para se të fillosh lyerjen me manikyr do ta pastrojë çdo papastërti dhe do t’u japë një pamje më të freskët thonjve.
2. Thonj të shkurtër do të thotë manikyr më jetëgjatë
E hidhur, por e vërtetë: nëse nivelet e ndryshme të salloneve realizojnë ҫdo gjë që kërkon, nëse i lyen vetë në shtëpi, këshillohet që thonjtë t’i kesh më të shkurtër, sepse kështu lyerja e tyre do të jetë më e gjatë.
3. Mos e tund shishen para se të fillosh lyerjen
Në vend të tundjes së shishes, rrotulloje rreth vetes. Duke e tundur shishen e manikyrit, krijohen më shumë bulëza duke bërë që lyerja të mos shkojë siҫ duhet.
4. Apliko 2-3 shtresa
Kur bëhet fjalë për shtresat e manikyrit, më pak është më shumë. 2-3 shtresa të holla bëjnë që manikyri të zgjasë më shumë. Të gjithë e dimë që është koha e konsumit, por kjo nuk vlen kur fillojnë të dalin copat pas 24 orëve.
5. Përdor furҫën në mënyrën e duhur
Në të kundërt të asaj që njerëzit besojnë, nuk duhet të presësh derisa furҫa të mbarojë manikyrin dhe pastaj ta lyesh përsëri. Zakonisht, një lyerje vetëm për një thua.
6. Shto një lyerje më shumë në tipsa
Meqenëse tipsat janë ato që prishen të parat nga lyerja, mbi to mund të shtosh edhe një furҫë më tepër në mënyrë që t’i mbrosh më shumë. Pasi të aplikosh edhe shtresën e fundit, mbi to shto edhe një perforcues transparent.
7. Ҫelësi është: apliko sërish
Në mënyrë që thonjtë të duken gjithmonë të freskët, duhet të shtosh edhe një shtresë më shumë pas 2-3 ditësh. Kjo mënyrë do t’i bëjë thonjtë të shkëlqejnë dhe duart më të bukura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Si ta qetësoni foshnjën që vuan nga gazrat e dhimbshme
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës