Shtatë ditë fushatë zgjedhore për balotazh

Fushata zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të jetë shtatë ditë.
Fushata do të fillojë me datën 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor.
Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahen më 9 nëntor, KQZ do të përditësojë të dhënat e listës votuese në ato komuna në të cilat do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve.
Përditësimi i të dhënave do të kufizohet vetëm në përfshirjen e personave që mbushin 18 vjeç pas ditës së zgjedhjeve të raundit të parë dhe deri më 9 nëntor, si dhe në largimin nga lista të personave të vdekur dhe atyre që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës.
Deri më tani, sipas rezultateve jopërfundimtare, raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 18 komuna.
Sipas të dhënave të raundit të parë, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave ishte 1,316,129 votues.

















































