Zbulojmë se çfarë stiliste, influencere dhe redaktore mode vërtet zgjedhin për këtë verë

Asfalti nxeh, ajri qëndron i ngurtë dhe klimatizimet punojnë pa ndalur. Temperaturat luhaten vazhdimisht deri 35 gradë, dhe aktivitetet më të zakonshme ditore kërkojnë një qasje të menduar për veshjen.


Në këto kushte, gardëroba nuk është më vetëm çështje estetike. Megjithatë, njohësit e modës dinë si t’i përgjigjen edhe këtyre sfidave: me veshje që nuk sakrifikojnë as stilin, as rehatinë.

Më poshtë kemi përzgjedhur shtatë pjesë veshjesh që për verën 2025 duken vizualisht tërheqëse, funksionale dhe ideale për ditë e net të gjata e të ngrohta, transmeton Telegrafi.

Fustane midi me halter

Për një pamje klasike dhe të lehtë për stilim, vishni një fustan të thjeshtë midi me halter dhe shtoni çantën dhe sandalet e preferuara.

Pantallona kapri

Pantallonat kapri janë dhe elegante dhe funksionale! Të përshtatshme për shumë raste, nga daljet me shoqëri, te ecjet pasdite në qytet, e deri tek daljet e fundjavës.

Kapela e thurur

Mbrojtja nga dielli është thelbësore, dhe kapelat e endura nuk dalin kurrë nga moda.

Pantallona prej popeline

Pantallonat e lehta dhe të frymëmarrshme prej popeline (pëlhurë që njihet për sipërfaqen e saj të hollë, të lëmuar dhe paksa të shndritshme) janë bërë të pakapërcyeshme për sezonin e ngrohtë.

Pantallona të shkurtra në stil bokseri

Ky trend na pëlqen shumë! I veshim edhe në bregdet, edhe kur punojmë nga shtëpia. Kjo veshje komode, është njëkohësisht shumë trend për verën 2025.

Fundet prej shalli

Hidhuni në sirtar me gjëra plazhi, nxirrni një pareo dhe visheni si fund. Do të fitoni stilin e menjëhershëm të vajzës modele.

Bermude me skaj të hekurosur

Ju duhet diçka ku dukeni të kuruar, por që edhe të ndiheni rehat? Bermuda - është zgjedhja e duhur. /Telegrafi/