Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues. Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtorë i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant
Ndonjëherë mund të jetë vetëm një arsye – personi nuk përshtatej mirë me ekipin, ose u largua për arsye personale, ose i është ofruar një mundësi më mirë punësimi. Në këto raste, edhe pse është një tranzicion i vështirë, mbetet një veprim i drejtë.
Po çfarë ndodh me pjesën tjetër?
Të mbash punonjësit e tu më të mirë fillimisht duhet të kuptosh pse ata mund të largohen. Ja shtatë arsyet kryesore:
1. Ngecin në vend
Njerëzit nuk duan të ushtrojnë të njëjtin zakon, të shkojnë në të njëjtin vend dhe të bëjnë të njëjtën gjë për 20 apo 40 vite në vazhdim. Njerëzit duan të ndjejnë së janë në lëvizje dhe po zhvillohen në jetën e tyre profesionale. Ata duan t’i bëjnë gjërat me dëshirë. Nëqoftë se nuk ka shkallë karriere apo një trampolinë për të avancuar, ata e dinë që duhet të kërkojnë diku tjetër. Por gjatë kësaj kohe, ata synojnë të mërziten, të lodhen dhe sjellje te ngjashme që ndikojnë në efektivitetin dhe moralin e skuadrës.
2. Puna me kohë të zgjatur
Periudha stresi dhe lodhjeje shoqërojnë çdo punë, por asgjë nuk i ndjek me shpejt punonjësit sesa oraret e zgjatura. Dhe zakonisht janë punonjësit më të mirë – ata më të aftët dhe më të përkushtuarit, ata më të besuarit që punojnë me orar të zgjatur. Nëqoftë se ata e gjejnë vazhdimisht veten të mbingarkuar me punë, sidomos në mungesë të promocioneve apo rritjes së pagës, ata do të ndihen të shfrytëzuar. A duhen fajësuar? Ti do të ndiheshe po njëlloj.
3. Vizionet e paqarta
Nuk ka gjë më frustruese se një vend pune i mbushur me vizione dhe ëndrra të mëdha, por pa mundësi zhvillimi të këtyre aspiratave që mund ti bëjnë ato të arritshme. Pa një lidhje, pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Kush person i talentuar dëshiron të harxhoj energjinë e tij apo saj në mbështetje të diçkaje të papërcaktuar? Njerëzit duan të punojnë për të krijuar diçka, jo thjeshtë të xhirojnë ne vend, shkruan Business Magazine.
4. Njerëzit që përfitojnë
Kur një organizatë vlerëson më shumë servilet sesa pjesën tjetër, punonjësit më të mirë shkojnë diku tjetër,duke lënë pas ata që janë mediokër dhe apatik për të gjetur një pozicion më të mirë. Rezultati që mbetet është një performancë e ulët, moral i ulët, dhe probleme me disiplinën. Sigurisht gjëra si përfitimet, raportet e mira me palët e interesuar dhe produktiviteti janë të rëndësishme, por suksesi së fundmi varet te njerëzit që dinë të punojnë.
5. Rrethi i njohjeve
Edhe njerëzit më vetëmohues duan të njihen dhe vlerësohen për një punë të bërë mirë. Kjo është pjesë e të qenit njeri. Kur dështon në njohjen e punonjësve të tu, nuk po dështon vetëm në motivimin e tyre por gjithashtu po humbet mënyrën më efektive për të rritur performancën në punë. Edhe në mungesë të buxhetit për rritje rrogash apo bonuse, ka shumë mënyra për t’u lidhur me punonjësit dhe fjalët e mira nuk kushtojnë para. Njerëzit nuk përkushtohen nëqoftë se nuk vlerësohen.
6. Rrethi i besimit
Punonjësit kanë një pikë avantazhi sepse shikojnë sjelljen tuaj dhe e peshojnë atë krah angazhimeve tuaja. Nëqoftë se ata ju shikojnë duke u sjell në mënyrë joetike me shitësit, duke gënjyer bashkëpunëtorët, duke mashtruar klientët, ose duke mos e mbajtur fjalën, më i miri prej tyre do të largohet. Pjesa tjetër, akoma më keq, do të rri duke ndjekur hapat tuaj.
7. Hierarkia e tepërt
Çdo vend pune ka nevojë për një strukturë dhe lidership, por një organizatë me drejtim vertikal i bën punonjësit jo të lumtur. Nëqoftë se punonjësit tuaj më të mirë nuk kontribuojnë idetë e tyre në produktin përfundimtar dhe nuk ju lejohet të marrin vendime, ata nuk do të kenë për çfarë të jenë të lumtur.
Përfundimisht, shumë njerëz largohen nga vendi i punës prej shefit, jo prej punës apo organizatës. Pyet veten çfarë po bën gabim që mund t’i largojë njerëzit e tu më të mirë, dhe fillo të bësh ndryshime të nevojshme për t’i mbajtur ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Nëse doni ta dini a do t’ju tradhtojë gruaja, shikojani gjoksin

Femrat, rënkime dhe të bërtitura më shumë se partnerët e tyre gjatë seksit
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Si t’ia ktheni bardhësinë gardërobës suaj?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm