Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga Covid-19 ka mbajtur takim, në të cilin ka shqyrtuar gjendjen aktuale me pandeminë, respektimin e masave të reja mbrojtëse nga ky virus.
Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, të udhëhequr nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ku u diskutua situata e rënduar epidemiologjike në komunën e Podujevës, dhe masat e reja të Qeverisë së Repuplikës së Kosovës për parandalimin e Covid-19.
Bulliqi, diskutoi rreth rritjes së numrit të infektuarëve dhe numrit të rasteve me vdekje, ku bëri thirrje tek të gjitha njësitë e atakuara me covid të jenë në nivelin më të lartë të punës. Kryetari Bulliqi theksoi që për tejkalim të kësaj situate fokusi dhe funksionimi i mirëfilltë të jetë në Qendrën Anti-Covid, në shërbimin e mirë Paliativ dhe funksionimin e Qendrës së Vaksinimit.
Tutje tha se situata është emergjente, por është ende e menaxhushme, gjithashtu ai ofroi edhe mbështetjen institucionale në çdo kohë rreth menaxhimit sa më të mirë të pandemisë.
Epidemiologia Bedrie Rama tha se më datën 26 korrik nuk kemi patur asnjë rast aktivë ne komunën e Podujevës, prej datës 27 korrik filluan rastet aktive, e ku dy javët e fundit është rritur numri dukshëm, vetëm gjatë dy javëve të fundit kemi 669 raste aktive, ndërsa numri total i rasteve aktive është 897 persona, të shëruar 5133 dhe raste që përfunduan me fatalitet 65 (eksitus).
Sa i përket Qendrës së Vaksinimit epidemiologia Rama tha se procesi i vaksinimit po shkon mirë, ka numër shumë të interesuar të qytetarëve për vaksinim, gjithsej janë 11 ekipe. Numri i të vaksinuarve është deri tani 36.909 në komunën e Podujevës.
Komandanti i Stacionit të Policisë, Major Nijazi Jashari, theksoi kalimin e orarit të punës tani në 12-orësh me vendim të Qeverisë së Repulikës së Kosovës, gjë e cila ndihmon në procesin e mbarëvajtjes së menaxhimit të pandemisë.
Jashari tha se policia është duke zbatuar planin operativ për zbatimin e masave mbrojtëse kundër COVID-19, ku vetëm gjatë muajit gusht janë lëshuar 559 tiketa për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat anti covid, dhe janë gjobitur rreth 13 lokale për mosrespektim të masave.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetsisë dhe Mirëqenie Sociale, Driton Veliu shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 dhe kërkoi angazhimin të përbashkët për luftën ndaj variantit mjaft të rrezikshëm Delta. Drejtori Veliu në koordinim me komandantin e policisë u dakorduan për më shumë kontrolla sporadike te personat të cilët janë pozitiv me Covid-19, me qëllim të parandalimit të infeksionit nga daljet e tyre.
Shtabi Emergjent u bënë apel qytetarëve të vaksinohen dhe të respektojnë në përpikëmëri masat e reja në mënyrë që të dalim nga kjo situatë e rënduar epidemiologjike, sepse vetëm duke respektuar masat anti-covid do të ruajmë vetën dhe familjet tona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa