LAJMI I FUNDIT:

ShSKUK me pajisje të reja, pritet të zvogëlohen referimet për trajtim jashtë vendit

ShSKUK me pajisje të reja, pritet të zvogëlohen referimet për trajtim jashtë vendit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, e cila mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.

Sipas njoftimit, kjo pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë një hap përpara në avancimin dhe zgjerimin e shërbimeve mjekësore në Klinikën e Ortopedisë, duke investuar në pajisje të reja, të cilat pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit”.


“Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor”, thuhet në njoftimin për media.

ShSkUK, po ashtu, thotë se ka arritur të lidhë kontratat për furnizime me material shpenzues mjekësor për shërbimet ortopedike të Klinikës së Ortopedisë dhe Spitaleve të Përgjithshme, me ç’rast pritet të stabilizohet furnizimi për 3 vitet e ardhshme. /Telegrafi/