LAJMI I FUNDIT:

ShSKUK liron nga detyra Brahimajn, në vend të tij caktohet Shpejtim Shurdhiqi

ShSKUK liron nga detyra Brahimajn, në vend të tij caktohet Shpejtim Shurdhiqi
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor dhe Klinik dhe Universitar i Kosovës, njoftoi të enjten se pas analizimit të situatës së fundit në Klinikën e Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Rifat Brahimaj.

Në vendin e tij bëhet e ditur se është caktuar Shpejtim Shurdhiqi.


Ndryshe, Rifat Brahimaj në një prononcim për Telegrafin të enjten tha se ende nuk e ka pranuar vendimin.

“Nuk e kam marr ende vendimin dhe nëse është ashtu do të dalë me një sqarim. Por, refuzoj të deklarohem derisa ende nuk e kam pranuar vendimin”, deklaroi ai.

Javën e kaluar një operacion i rrallë i kryer në Kardiokirurgji mori vëmendje të madhe. Kushtrim Shala, kirurgu i cili e kreu operimin, e shpërndau atë në rrjete sociale si të suksesshëm, megjithatë pacienti vdiq më pas.

Brahimaj për Telegrafin pati deklaruar se Shala ka kryer një operacion për të cilin është dashur përvoja të cilën nuk e ka pasur. Ai gjithashtu pati thënë se ka qenë në pushim në kohën kur ishte kryer operacioni, duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

Lidhur me rastin për Telegrafin u patën deklaruar edhe nga ShSKUK-ja.

Në përgjigjen e tyre u tha se “të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve të përgjithshme dhe njësive tjera në kuadër të ShSKUK-së, disa herë janë të njoftuar përmes Urdhëresës, në formë të Qarkores Informative, nga menaxhmentet në të kaluarën, por edhe tani, se e kanë të ndaluar publikimin e shkrimeve, fotografive dhe materialeve tjera nga institucionet ku punojnë, pa autorizim paraprak nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në ShSKUK”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori