Ndonëse Federata Sindikale e Shëndetësisë e ka pezulluar grevën, disa kirurgë kanë vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës po e konsiderojnë këtë grevë të paligjshme.
Edhe pse Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka pezulluar grevën që ishte paralamruar të rifillonte me 3 janar, kirurgët po vazhdojnë të mbajnë grevë. Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se kjo grevë po mbahet vetëm nga disa individë, dhe si e tillë është e kundërligjshme.
“Janë disa grupe të individëve për të cilët me thënë të drejtën unë kam dhënë një urdhër, dhe nga aspekti human dhe ligjor, duhet të respektohet kontrata e punës dhe puna të zhvillohet normalisht. I kam takuar drejtorët dhe u kam sqaruar se në kontaktet që kam pasur edhe me Ministrin e Shëndetësisë por edhe me institucionet tona, me kanë thënë që prej 17 deri 22 do të votohet ligji i pagave së bashku me buxhetin”, tha Basri Sejdiu për RTV Dukagjinin.
Ndërsa, përfaqësuesi i kirurgëve që po mbajnë grevë, Arbër Morina, tha se FSSHK e ka humbur kredibilitetin dhe nuk i kanë përfaqësuar kërkesat e kirurgëve. Sipas tij, greva do të zgjas derisa të realizohen kërkesat e tyre.
“Neve realisht nuk na intereson mënyra se si Qeveria apo institucionet tjera do ta mendojnë rritjen e rrogës, ekzistojnë shumë modalitete por neve nuk na intereson ajo punë. Ne ndërpresim grevën në momentin kur e shohim se në kontot tona dalin rrogat me rritje”, tha Arbër Morina.
Ai po ashtu ka deklaruar se po kërcënohen nga drejtori i SHSKUK-së për vendimin që ata kanë marrë që të vazhdojnë grevën.
“Drejtori dhe strukturat e tij kanë filluar kërcënimet ndaj nesh. Ne zyrtarisht kemi njoftuar edhe Ministrin e Shëndetësisë edhe Drejtorin e SHSKUK-së që greva është një e drejtë legjitime e çdo individi në Republikën e Kosovës. Drejtoritë përkatëse që vazhdojnë me kërcënime do të raportohen në Inspektoratin e Punës, dhe do të përballen me penalizime sipas ligjit në fuqi”, deklaroi më tej kirurgu Arbër Morina.
Sipas Morinës, greva e cila po mbahet nga 157 kirurgë është e ligjshme. Ndërsa në ligjin për greva në nenin 6 thuhet:
” Greva organizohet nga një sindikatë, që ka cilësinë e personit juridik dhe është e
regjistruar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
-Organizohet nga gjysma e të punësuarve brenda një organizate punuese
– Greva ka për qëllim të realizojë kërkesat nga marrëdhënia e punës, sipas ligjit dhe
Kontratës së punës.
Në anën tjetër, avokati Musa Damati, përmes një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin thotë se në organizatat në të cilat ekziston organizimi sindikal, të drejtën e organizimit të grevës e ka sindikata. Megjithatë sipas tij punëtorët e pakënaqur me kushtet e punës kanë të drejtë ta bojkotojnë punën.
RTV Dukagjini ka provuar të marr një përgjigje edhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë cështje, por ata nuk kanë pranuar të flasin. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet