LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK flet për rastin e të moshuarit: Pacienti mori trajtimin e duhur nga mjekët

SHSKUK flet për rastin e të moshuarit: Pacienti mori trajtimin e duhur nga mjekët

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, përmes një njoftimi për media ka theksuar se dëshiron të sqaroj opinionin në lidhje me rastin e të moshuarit, filmimet e të cilit u publikuan mbrëmë në media.

Përmes këtij njoftimi SHSKUK, ka theksuar se pacienti me inicialet A.H ka marrë trajtimin e duhur nga mjekët, pasi që i njëjti ishte sjellë me autoambulancë nga Mitrovica, për në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Një qytetar publikon pamjet, thotë se i moshuari nuk mori për orë të tëra trajtimin në Emergjencën e QKUK-së (Video)
Lexo po ashtu Një qytetar publikon pamjet, thotë se i moshuari nuk mori për orë të tëra trajtimin në Emergjencën e QKUK-së (Video)

SHSKUK ka bërë të ditur po ashtu se pamjet që pacienti ka qëndruar në holl të emergjencës dhe se askush nuk është kujdesur për të, nuk qëndrojnë pasi që sipas SHSKUK-së, pacienti ka qenë duke e pritur dikë të afërm që të vije ta marrë.


Ndryshe mbrëmë në media u publikuan pamjet e  një të moshuari i cili shihet një nga hollet e Emergjencës së QKUK-së në Prishtinë, në një gjende të rëndë shëndetësore

Më poshtë njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, dëshiron të sqaroj opinionin në lidhje me rastin të moshuarit, filmimet e të cilit kanë dalë mbrëmë në media.

Mjekët kujdestarë në Klinikën Emergjente me datë 16.01.2019, në bazë të raporteve mjekësore dëshmojnë për trajtimin e pacientit me inicialet A.H. I njëjti është pranuar, diagnostifikuar dhe në të njëjtën kohë janë konsultuar shërbimet subspecialistike.

Pacienti fillimisht është sjellë me autoambulancë nga Mitrovica, për në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

QKUK-ja reagon për videon e të moshuarit në Emergjencë: Do të marrim masat e nevojshme
Lexo po ashtu QKUK-ja reagon për videon e të moshuarit në Emergjencë: Do të marrim masat e nevojshme

Pacienti A.H. është kontrolluar edhe në Klinikën Emergjente disa herë brenda kohës sa ka qëndruar në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit i janë dhënë edhe këshilla të mëtutjeshme mjekësore. Pacienti ka qëndruar në Klinikën Emergjente edhe për një kohë pas trajtimit për shkak se është pritur që të vijë ndonjë i afërm ta marrë.

Kjo nuk është hera e parë që pacienti A.H. merr ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në muajin tetor të vitit 2018, i njëjti është shtrirë për disa ditë edhe në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ku ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Të gjithë këto dëshmi të mjekëve i vërtetojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori